Italia: Vendet e Ballkanit, të sigurta. Për Eritrean, e vlefshme e drejta për azil. Nigeria, shqyrtim rast pas rasti

Postuar në 12 Shkurt, 2016 17:34

Kryeministri italian, Matteo Renzi, ka përsëritur disa herë kohët e fundit se Bashkimi Europian duhet të përshpejtojë anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë. Ka disa arsye pse Italia këmbëngul në këtë drejtim, e bashkë me të edhe Austria.

Së pari janë arsyet e sigurisë, pasi përfshirja e Ballkanit Perëndimor në BE, do të kthente sigurinë në këtë zonë në përgjegjësi të përbashkët.

Së dyti, duke se këtu luan rolin e vet edhe imigracioni. Në një intervistë për gjermanen “Spiegel”, ministri i Jashtëm italian, Paolo Gentiloni  ka nënvizuar këtë moment, që është premisë për Europën që të ndjekë një politikë pro imigrimit dhe jo pro bllokiit e refuzimit. “Është e qartë se disa vende, në Ballkan p.sh, duhet të konsiderohen vende të sigurta të origjinës. Por të tjerë si p.sh Eritrea, padyshim që duhet të konsiderohen vende origjine që e bëjnë të vlefshme kërkesën për azil. Me një grup vendesh të treta, si Nigeria p.sh, çdo rast duhet trajtuar individualisht”, tha Gentiloni.  Ai ka reflektuar në intervistë një probelm të brendshëm politik italian kur duke përmendur Eritrean dhe Nigerinë, ka referuar shqetësime që janë ngritur prej kohësh nga grupe si Lega Nord dhe një nga krerët e saj, Salvini.  Një politikë italiane, e cila i konvenon në këtë rast Shqipërisë për të arritur atë që ka synuar përherë: anëtarësimin në BE. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.