Dy fjalë për buxhetin dhe koncesionet
Maxhoranca është e detyruar të shkojë në partneritetin publik-privat për shkak të pamundësisë financiare të buxhetit për të përmbushur nevojat e qytetarëve për shërbime më të mira. Këtë përgjigje u ka dhënë kryeministri Rama skeptikëve brenda partisë për konçesionet. Para raportimit që 3 ministra bënë në grupin parlamentar, kreu i qeverisë tha se ky është një model që është ndjekur edhe nga vende të thera.
"Këtë partneritet nuk është se jemi jashtë programit tonë qeverisës, ka qenë edhe ky pjesë e programit. Të gjithë jemi koshientë se nevojat e vendit për përmirësime infrastrukturore apo dhe shërbime janë shumë të mëdha, dhe me buxhetin e shtetit do të duhej një kohë e gjatë për t’u realizuar, sepse shumat janë të konsiderueshme, në disa qindra milionë euro. Që t’i përmirësojmë këto shërbime dhe t’u vijmë sa më shpejt në ndihmë qytetarit, kemi hyrë në këtë marrëdhënie partneriteti publik-privat. Nuk është shpikja jonë, shumë vende e aplikojnë këtë"-deklaroi kryeministri.
Add new comment