"Patriot act" pa të drejtë vote

Postuar në 08 Shkurt, 2016 12:44

Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaroi në Komisionin Parlamentar të Ligjeve se projektligji propozuar nga qeveria për regjistrimin e emigrantëve nuk u jep atyre të drejtën e votës, por është një borxh që Shqipëria u ka atyre për kontributin e dhënë në vite. Sipas Tahirit, drafti që propozohet është një akt patriotik pasi përmirëson shërbimet për emigrantët shqiptarë dhe shteti ka një regjistër se ku jetojnë shqiptarët.
"Për të shkuar tek vota e emigrantëve, fillimisht duhet të dimë kush, sa dhe ku banojnë emigrantët tanë. Kështu e ka bërë gjithë bota, nuk është se po shpikim ne. Por nëse kjo ndodh apo jo, varet nga sistemi i reformës në sistemin zgjedhor. Kjo varet nëse ata që janë mandatuar nga Parlamenti për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme për qytetarët shqiptarë do i marrin këta njerëz në konsideratë, që edhe emigrantët më në fund të votojnë"-deklaroi Tahiri.
Ai shtoi më tej se e rëndësishme është që emigrantët të marrin shërbime cilësore nga shteti amë, ndërsa për të drejtën e votës ndoshta do të ketë një draft tjetër ligjor në të ardhmen.
Tregohemi patriotë më të mirë në rast si u garantojmë emigrantëve shërbime më të mira, shërbimet elementare. (Se tek shërbimet më pas futet dhe e drejta e votës, për të cilën mendimi im është absolutisht po - por kjo është një çështje që nuk e trajton ky projektligj).

Comments

Submitted by Symadhi (not verified) on

Ne shikim te pare, pa u thelluar, ministri ka te drejte.
Po te thellohesh, ka vend per shikime e rishikime, mbasi thelle, thelle, sikur vjen njecike era mish dhije, dhe ne shqiptaret, nuk para e kemi fort qejfe mishin e dhise.
Per kete ligj, per mendimin tim, duhej marre eksperieca, psh e italise, qe e kemi ngjitur, e kemi komshi te mire, mbasi eshte nje shtet emigrantesh prej shume e shume brezash, ku emigrantet e vet, kane bere emer ne te gjithe boten.
Nuk ka nevoje ne shqiptaret, te shpikim ligje te reja, kur te tjeret kane disa qindra vjet qe i,kane krijuar e zbatuar keto ligje te emigracionit. Boll kemi ecur ne shqiptaret ne shtigje te panjohura, ne shtigjet e dhive. Boll kemi dale kunder rrymes. Boll.
Ky ligj qe propozojne keta qeveritaret tane,ndofta do te kete efekt tek emigrantet e brezit te pare, por, sa per ata te brezit te dyte e te trete, mos t'i shkoje njeriu nder mend, mbasi nuk ka per t'a patur me njeri mendjen tek "VATANI", si puna e Xhejms Belushit, apo Ana Okses, apo e sa te duash te tjereve, ndersa qeveritareve u duhen emrat, qe t'i fusin ne lista zgjedhesish, si puna e prinderve te Xhorxh Tenetit, ish drejtorit te CIA-as, qe figuronin ne listat e zgjedhjeve ne Qeparo deri ne vitin 2009.
Prandaj,ky ligj, eshte si puna e thikes me dy teha.
Duhet pare me mend e me urtesi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.