Platforma ekonomike e PD; Ulje e taksash dhe thjeshtim procedurash
Partia Demokratike njoftoi se vijon konsultimin e programit të saj të bazuar në një platformë ekonomike që synon ulje të taksave. Propozimet janë vendosja e taksës së sheshtë në nivelin 9% mbi të ardhurat dhe kontributet, ulja e normës së TVSH në nivelin 15%, eleminim i taksave të fshehta apo tarifave administrative paralele siç jane taksat mbi karburantet dhe ambientin dhe lehtësim të procedurave.
Ulja e barrës fiskale shihet si një stimul për ekonominë dhe praktikisht reflektohet në ulje të kostove edhe për biznesin dhe konsumatorët. Po a mjafton rishikimi i kuadrit fiskal për t’i dhënë ekonomisë një zhvillim përtej progresionit që ka ruajtur vitet e fundit?
Partia Demokratike thotë se një prej drejtimeve kryesore të programit është reforma për zhvillimin e biznesit përmes politikave të reja të kreditimit të ekonomisë dhe transaprencës online të procedurave tatimore, doganore.
Add new comment