Vëmendja e PD-së për sistemin e Drejtësisë orientohet tek Hetimi
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sot largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm,Sajmir Tahiri. Basha ka marrë shkas nga ngjarja e Elbasanit për të akuzuar ministrin si përgjegjës dhe njeri që me lidhjet me bandat ka krijuar klimë të favorshme për kriminalitetin.
Por pjesa më e rëndësishme e konferencës për shtyp të Bashës është ajo ku është folur për Byronë Kombëtare të Hetimit, miratimin e së cilës PD-ja e kërkon të ndarë nga drafti i plotë për reformën në Drejtësi. Si arsye për këtë ndarje, Basha solli rakordimin e palëve. “Byroja Kombëtare e Hetimit është një projekt i përfunduar me ndihmën e ekspertëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Parashikimet ligjore që i hapin rrugë Byrosë Kombëtare të Hetimit janë rakorduar veç e veç me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga opozita, Partia Demokratike, nga unë si kryetar i saj, dhe sipas informacioneve edhe nga përfaqësuesi i maxhorancës kreu i ekzekutivit dhe përfaqësuesi tjetër, kreu i LSI-së dhe i Kuvendit. Kjo ka ndodhur prej afro 4 muaj e gjysëm dhe prej atëherë pa asnjë shpjegim Edi Rama refuzon të sjellë në Parlament aktin që i hap rrugë themelimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Nuk ka nevojë as për ndërhyrje në Kushtetutë dhe as për amendamente kushtetuese”, tha Basha. Një qëndrim disi i ndryshuar dhe i papritur ky i PD-së po të kujtojmë se që nga fillimi, ajo e cilësoi Byronë si “këmishë force” apo si prokurori paralele.
Comments
Tek HETIMI e shikojne keta te
Tek HETIMI e shikojne keta te PD- se, fundin e tyre, qe sic duket, qenka shume i shpejte. Problemi nuk eshte tek reforma ne drejtesi, por tek Hetimi, mbasi prej tije, fillon perplasja me ligjin, gje qe i ka frikesuar jashte mase, dhe po mundohen te krijojne pengesa artificiale per ta rrezuar, per te shmangur arrestimet tek Ish-at e PD.
Add new comment