Berisha i drejtohet kryeministrit Rama pas intervistës së biznesmenit Gazment Demi
Pas intervistës që biznesmeni Gazment Demi dha për “ResPublica” ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” Berisha përsërit qëndrimin e tij, duke nënvizuar në fund se “Me kete rast dua ti them Edi Rames: Se pari, miqesia me Sali Berishen apo cilindo familjare te tij, e cilitdo qofte nuk eshte dhe nuk do jete kurre liçense per te vjedhur ti dhe anturazhi yt pasurite publike te ketij vendi. Se dyti, meqenese per te justifikuar vjedhjet e medha te tua me Olsin, Gaz Demin, Carapulin etj, i ke kerkuar Gaz Demit te nxjerre si mbrojtje per ty njohjen e tij me Shkelzen Berishen, mos harro se ti ne opozite nuk ke ngritur asnje akuze qe Gaz Demi ka perfituar ne menyre te paligjshme fonde nga PD”.
Add new comment