Nekrofilia e "Charlie Hebdo"

Postuar në 17 Janar, 2016 04:37
MSc. Dorina Hoxha

Në një stinë trazirash klimaterike ku postimet komike në rrjetet sociale shqiptare kanë në qendër ujin, tokën, qiellin, kolektorët dhe pusetat, të vetmen të  vërtetë të patjetërsueshme, por të përbuzur…është në natyrën njerëzore të gjykosh dhe nënçmosh; kur nuk ke forcë për të ndryshuar situatën e vetmja gjë që mund të bësh është të flasësh, të shpifësh, të ironizosh, të nxitësh  dhe të kesh ndikim me bindjen tënde qoftë sadopak.

Në rastin e tretë të ndërgjegjes Nietzsche pyeste:- “Je nga ato që vetëm shikojnë, apo përzihesh edhe ti me një çështje? Apo je një nga ato që kthejnë sytë në anën tjetër dhe qëndrojnë mënjanë?”

Kurse unë vetë – pyesja: “Ku pozicionohemi ne si individë…?”

I frikesha të mendoja më gjerë si shqiptarë, si popuj, mbi të gjitha si humanë?! Në vazhdën e këtij vetë reflektimi, e vërteta që fshihet nën rrogoz, kërkon sprova guximtare që thyejnë steriotipe mentaliteti, refuzimesh shoqërore, cenim dijniteti moral dhe etik, stigmatizime për të dalë në sipërfaqe si një e drejtë e pa cenueshme, mbi të gjitha njerëzore.

Me vullnetin për t’u veçuar nga ata bashkëudhëtarë që kthejnë sytë në anën tjetër dhe qëndrojnë mënjanë padrejtësive, diskriminimit, përbuzjes, çështjeve dhe problemeve shoqërore, pa kontribuar për atë që është njerëzore dhe pa ja ngarkuar barrën “Gomarit të Buridanit” , bashkë me të, vizualitetin e një realiteti majtas jo djathtas, pozicionohem në krahun e atyre që sikurse unë u fyen nga karikatura dashakeqëse e gazetës satirike franceze “Charlie Hebdo” për refugjatin 3 vjeçar nga Siria, që vitin e kaluar zbarkoi i vdekur në brigjet turke. “Charlie Hebdo” merret me një të vdekur… Jam e bidur se të gjitha moralet që burojnë nga fetë e ndryshme që lëvrojnë në botë ndjekin të njëjtin rregull: “Mos fol keq për të vdekurin”.

Ahmed Izzudin El-Bejanuni në librin e tij “400 këshilla dhe udhëzime islame”  thekson se: “Për të vdekurin duhet të kërkosh rahmet dhe ta përmendësh sipas asaj që të kujtohet për gjëra pozitive. Mos fol keq për të vdekurit, sepse ata kanë shkuar me atë që kanë përgatitur, e kjo i fyen të gjallët”.

 Alani i vogël ishte fytyra së prapthi e atyre që nën petkun e një satire dhunojnë vlerën e jetës më shumë se ekzekutimet e bëra në Paris apo përdhunimet në Gjermani. Kësaj i thonë o lexues ti përgjigjesh së keqes me të keqe. Kush nga fetë botërore e gjeneron këtë filozofi mendimi?! Vetëm përkrahësit e armikut numër një të njeriut në jetë. Disa prej jush do e kenë kuptuar se për cilin bëhet fjalë, unë po hesht për të, por jo për Alanin e vogël. Ai ishte mëshirimi i një sage lufte për liri, pa qenë në dijeni të asaj që ai përfaqësoi pa jetë në brigjet e detit Egje.

Karikatura e “Charlie Hebdo” tregon se filozofia e satirës së përdorur e ka zanafillën në karakterin nekrofil të saj.

“Sharlie” përdhunoi dinjitetin e viktimës (kufomës) duke i atribuar cilësi  edhe të rreme edhe negative me vetëdije, duke mos respektuar një nga parimet më thelbësore humane, atë të lënurit rehat të vdekurin. Ky ‘përdhunim’ merr përmasat e një karakteri nekropedfilie (nekrofili+pedofili). Një satirë e tillë nuk duhej lejuar për dy arsye: së pari të respektohej i vdekuri, që nënkupton jetën si vlerë dhe së dyti të respektohej jeta si moshë.

Një tre vjeçar nuk e di çdo të thotë të jesh refugjat, luftë, përbuzje, fe, xhihadist apo muxhahedin, të vdesësh nuk e dinte, po aq sa nuk e din çdo të thotë të jetosh. Alan iku pa qënë i zhyer nga satirat djallëzore që na karakterizon ne të rriturit. Ndaj figura e tij si një refugjat që gjeti vdekjen në përpjekje për liri duhet të respektohet edhe për këtë cilësi engjëllore që karakterizon një 3 vjeçar.  Rregullat në jetë janë komplekse po aq sa relative edhe moralet e çdo kujt në këtë tokë. Satira e “Charlie Hebdo” shigjetoi aty ku nuk duhet me karikaturën e refugjatit sirian.

Qëllimi i “Charlie Hebdo” ishte të thumbonte veprimet e refugjatëve në Köln duke vrarë të vdekurit. Të përdhunosh të vdekurit për shkak se u përdhunuan të gjallët kjo është një krahasim logjik moskoherent i veprimeve.

Një satirë e institucionalizuar në media të shkruar është e barabartë  po aq në pasojë sa qëllimi  i një nekrofili që përdhunon fizikisht kufomat. Përmasat e qëllimshme të  karikaturës hedhin farën e urrejtjes  për refuzime shoqërore, steriotipe mentaliteti etj.  Nekrofilia e “Charlie Hebdo” merr përmasa të gjera aq sa me figurën e sirianit të vdekur nënkuptohen miliona përdhunime refugjatësh të vdekur në përpjekje për ti ikur së keqes së vëndit të tyre me të mirë. Ndaj pyetja “çfarë do të ishte bërë Alani i vogël kur të rritej?” ka si përgjigje të duhur: “Një mjek për të kuruar karakterin pathologjik prej nekrofili të atyre që  si “Charlie Hebdo” nxisin dhe promovojnë antivlerat sociale.

Comments

Submitted by dhalla (not verified) on

Uaaaa fotoja e dyte shume domethenese. Katunare u bere e famshme tani, je dhe Msc. pika qe ste bie thuaj. Hiqe se te njohu fshati tani mjafton per Carli Hebdo.

Submitted by I Vemendshmi (not verified) on

Nuk e di moj Dorina e Kuqe cfare do te thoshe, a do te shkruaje ti nqs nje bande me muxhahidine do te kishin hyre aty ne ato zyrat ku punon ti e do te kishin korrur me automatike ca njerez qe per arme kishin dhe vazhdojne te kene vetem lapsat. Nuk me duket se ka ndonje gje per t'u cuditur me kete karikature, eshte thjeshte nje over-reaction ndaj dickaje qe vete ishte nje super-over-reaction, dhe perseri nuk eshte se vrane njeri, vecse u moren me dike qe tashme ishte i vdekur.

Submitted by Dopio dhalla (not verified) on

Or ti mik, qe qenke tre uje e nje kos, pra nje DHALLE pa hile, merru me shkrimin, e jo me autoren. Kjo hapesire jepet per te marre pjese sa me shume njerez me mendimet e tyre, pra hapesire publike per te dhene mendime rreth problemit qe shtrohet , e jo per te shkruajtur brockulla e budallalleqe sikunder jeni vetequajtur dhalle.
Pa dashur t'ju, keni shkruajtur dhalle.

Submitted by kakarlaka (not verified) on

Do ta kuptoni sa te drejte ka Hebdo kur tju vdesi dhe ju nje femije, e ai te talli bythen me kufomen tuaj te pafajshme. Nese jeni te rinj do ta kuptoni kur te keni femije, nese keni femije atehere uroj mos ta provoni humbjen e tij dhe talljen e tjereve me te. Gazetares bravo i qofte, duket nje zonje inteligjente dhe me shpirt te madh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.