Video/Konfrontim mes policisë kosovare dhe disa protestuesve nga Tirana
Vetëvendosje ka publikuar një video të konfrontimit në Morinë mes policisë kosovare dhe disa protestuesve nga Tirana që udhëtonin drejt Prishtinës, ku do të mbahej protesta e VV-së. Protesta u zhvillua në Prishtinë dhe VV pretendon se kanë marrë pjesë 100 mijë njerëz.
Policia e Kosovës intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria. Policia i ndaloi ata në kufi për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe përdori dhunën për t'i shpërndarë. Qeverisë së Kosovës, e orientuar që ta lejojë futjen e Serbisë në Kosovë, po i pengon ardhja e motrave dhe vëllezërve tanë nga Shqipëria, për të protestuar në mbrojtje të Republikës së Kosovës.Policia që nga mëngjesi ka filluar me provokime të rënda ani pse çdo konventë ndërkombëtare e obligon që të sigurojë të drejtën e pjesëmarrjes së lirë të njerëzve në protesta. Ndalimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria, është veprim antikombëtar dhe i kundërligjshëm.
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, January 9, 2016
Add new comment