Berisha: “Më ka kërcënuar me sms Beso i Tajvanit”

Postuar në 05 Janar, 2016 16:48

Sali Berisha, ish-kryeministër i vendit, ka denoncuar përmes profilit të tij në “Facebook” se Besnik Sula, pronar i “Tajvan”, kompleski në Parkun “Rinia” e ka kërcënuar përmes një mesazhi telefonik. Sipas Berishës çdo gjë lidhet me akuzat për konçesionin e parkimit nëntokësor që Bashkia e Tiranës, me urdhër të qeverisë dhe kryeministrit i dha kompanisë së drejtuar nga Sula.

Shkruan Berisha:

 “Te dashur miq, dy dite me pare une denoncova grabitjen ne prag te Vitit te Ri nga Edivin Kristaq Rama te Parkut Rinia te Tiranes duke i dhene, ne kundershtim me cdo ligj, si koncesion Parkun per ndertimin e nje parkingu gjigand Besnikut te falimentuar apo siç thirret ne gjuhen e vllazerise "çorapja" se partise...Pas ketij statusi, Edi Rama urdheron fallangat e tij te krimit, pikerisht personin qe kur policia i arrestoi te vellane si megatrafikant Rama detyroi Saje qorrin t'u telefononte per ti siguruar se nuk e kishin nga ai arrestimin por nga SHISH dhe Prokuroria, te heqin çorapen nga koka dhe te nxjerrin ne shesh fytyren e vertet te Edi Rames, te kercenojne ne emer te tij sa vijon: "Beso i Tajvanit jam. Po si ste vjen turp qe ke 15 vjet qe meresh me mua! Tani qe je deputet i thjeshte po e kuptoj qe e ke personale. Dhe une te garantoj qe do ta bej me shume se personale. Tani do me njofesh".

Më poshtë Berisha deklaron se kërcënimet nuk do ta përkulin atë në luftën që i ka hapur krimit dhe politikës të lidhur me të, duke shtuar edhe disa akuza të reja. “Ti je kryeministri i vetem i planetit i njohur boterisht si Mr.20% kur ishe kryetar bashkie, kur u bere kryeminister detyrove ndertuesit dhe bashkite e mbare Shqiperise te te marrin firmen tende per cdo pallat mbi 4 katesh ne menyre qe te merrje jo hyrjet por katet e tua. Te je kryeministri i vetem i planetit, qe i kapur nga importuesit e birres, sjell ne parlament ligjin per rritjen e akcizes se birres te prodhuar ne vend krahasuar me te importit, ti je kryeministri i vetem i planetit qe pasi une kam denoncuar dy vjet me pare implikimin direkt te Olsit tend ne industrine e bixhozit, ti sjell ne parlament ligjin e dhenies se monopolit te kesaj industrie, vetkuptohet per qellime familjare”. 

Comments

Submitted by Like METUA (not verified) on

Shqetesimi eshte shume i drejte dhe revoltues, pooooor, duke patur parasysh se kush eshte Berisha, qe i kurdis gjerat vete, dhe i proklamon si te tjereve, besueshmeria qe kjo gje te jete e vertete, reduktohet ne zero. Ju kujtohen zgjedhjet ku Njazi Kosovrastit i vinin mesazhe kercenuese, dhe policia qe ishte PD ne pushtet nuk e gjeti dot autorin ???!!! Bile njerezit ironizonin Njaziun, qe Njaziu AMC, ka kercenuar Njaziun VODAFON.
Keshtu edhe kjo pune.
Saliu me siguri ka kercenuar Saliun, dhe e proklamon se e kane kercenuar, per te bere protagonistin, si denoncues i korupsionit, e kur me teper, AI vete, e kishte pas dhene me pare kete leje ndertimi, kur ishte ne pushtet.
Sic duket,po nuhat se po i vjen fundi, per tu arrestuar, mbasi e mori vesh se Lul Basha & CO, eshte paditur per 21 Janarin, dhe per t'i dale para sherrit, si mjeshter qe eshte, kurdisi kete lojen e mesazhit. Nje loje e trashe, qe nuk e ha njeri.
Ose, ose, eshte loje e Ilir Metes, per te futur ne sherr PS me PD, dhe per te dale vete i lare, mbasi sic duket po nuhat rrezik, nga Drejtesia, qe po ngushton rrethin e te koruptuarve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.