U përgjysmuan vrasjet në dy vjetët e fundit në Shqipëri
Numri i vrasjeve me dashje në Shqipëri pati një rritje stratosferike në vitet 1997-98, siç demostron grafiku bashkëngjitur. Por më pas, ato pësuan një rënie graduale. Ndërsa në vitet e fundit, rënia ka qenë drastike. Nga 126 vrasje me dashje që u regjistruan në 2012-ën, patëm 107 në 2013-ën, 98 në 2014-ën dhe vetëm 54 në 2015-ën. Pra, në dy vjetët e fundit, vrasjet me dashje u përgjysmuan.
Krahasimisht me vende të tjera, numri i vrasjeve me dashje për frymë të popullsisë në 2015-ën ishte më i ulët se në vende anëtare të NATO-s si SHBA, Hungari, Maltë, Lituani, Estoni, Letoni, Mali i Zi etj.
Comments
Arasmussr@aol.com
U pergjysmuan vrasjet po jane pergjysmuar dhe njerezit qe jetojne ne Shqiperi,pra ne fund dalim te e njejta qafe.
Sepse ike ti or Arber dhe nje
Sepse ike ti or Arber dhe nje shoku jot nga Kuksi, nuk u pergjysmu shqipria per 2 vjet, or taj...
Add new comment