Me cilët lëvdohet qeveria? “Administratorja e vitit”, drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu. “Administratori i vitit”, kreu i OSHEE-së, Ardian Çela
Dje u zhvillua ceremonia ku shpërndahen çmimet “Bleta e Artë”, një krijim zbavitës marketingu krijuar nga qeveria aktuale. Janë dhënë 12 çmime, për ato që cilësohen si 12 bizneset më të mira për vitin 2015, por ajo që bie në sy është dhënai e çmimeve për dy punonjës të shtetit. “Për kategorinë “Administratorja e vitit” u shpall drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastriliu, ndërkohë që “Administratori i vitit” u konsiderua kreu i OSHEE-së, Ardian Çela”, raporton Top-Channel. Cilidoqoftë kriteri i vlerësimit të këtyre dy njerëzve besnikë të Edi Ramës, pasi janë aty për lidhjet që kanë me kryeministrin, imazhi i institucioneve që ata drejtojnë është shumë larg të qenit të denjë për çmime të tilla, nëse ato kanë ndonjëherë vlerë reale. QSUT-ja dhe OSHEE-ja, gjatë vitit 2015 janë vënë disa herë në qendër të akuzave, ndonëse si zakonisht asgjë nuk ka ndodhur.
Add new comment