Të jetosh brenda Unazës është privilegj/Parku “Rinia” jepet me konçesion për parkim privat. A ka lidhje kthimi i disa zonave të Tiranës në pedonale?
Partia Demokratike e paralajmëroi dy ditë më parë dhe sot në projektvendimi për dhënien me konçesion të një sipërfaqes së parkut “Rinia” me synim ndërtimin e një parkingu privat, ka kaluar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës. “BIRN” raporton se “Vendimi i Këshillit Bashkiak [Mbi] “miratimin e termave kryesore të kontratës koncesionare”, argumenton se procesi i kërkesës së koncesionit me nismë të koncesionmarrësit është marrë në maj të vitit 2009, ndërsa miratimi i termave të kontratës u bë në vitin 2015. Në tenderin formal për kontratën e koncesionit të zhvilluar në vitin 2009 pati vetëm një pjesëmarrës, i cili u shpall fitues”. Nëse i referohemi faqes së kryeministrisë, “transparenca.al”, në disa “përgënjeshtrime” që publikohen aty, argument për mbrojtjen e tenderave dhe kontratave konçesionare është pikërisht ky: mori pjesë vetëm një kompani. Mund të pyetet se si ka mundësi që edhe në Bashkinë e Tiranës, në kontratat që lëshon kjo, ka kaq pak interes nga biznesi? Më tej “BIRN” shkruan se “sipas kontratës, kompania Taiëan sh.p.k do të marrë një sipërfaqe toke në Parkun Rinia (sasia e tokës nuk përcaktohet) dhe do të shpenzojë 1.9 miliardë lekë (13.5 milionë euro) për ndërtimin e parkingjeve nëntokësore me kapacitet prej 1342 vende. Sipas kontratës, Bashkia e Tiranës do të marrë një “tarifë koncesioni” prej 10 për qind të fitimee. Kjo formë tarife koncesioni ka rezultuar deri tani shumë e pafat për Shqipërinë, (p.sh. rasti i koncesionit të Bankersit), pasi kompanitë koncesionare janë në gjendje që të fryjnë shpenzimet dhe ta shpallin kompaninë e koncesionit me humbje përgjatë të gjithë periudhës së koncesionit”. Për më tepër që “Kompania Taiwan Sh.p.k është nën pronësinë e biznesmenëve Besnik Sula (80%), Apostol Goci, (5%) Albano Aliko (5%) dhe Avni Braçaj (10%). Por aksionet e aksionerit kryesor, Besnik Sula, janë shpallur nën sekuestro që nga korriku i këtij viti për shkak të një detyrimi të pashlyer të tij ndaj një personi tjetër, për shkak të një detyrimi të pashlyer prej 100 mijë eurosh borxhe”.
Thënë ndryshe, Veliaj, një i punësuar i Edi Ramës në Bashkinë më të madhe në vend, po zbaton pikërisht ato projekte që shefi i tij i la në fund të mandatit si kryebashkiak. Kjo e parkimit privat ngjan edhe disi paradoksale, përderisa kjo bashki dhe kjo qeveri kanë bllokuar prej muash shehsin “Nënë Tereza”, duke shtuar në krah të tij, në sheshin “Italia” një parkim me pagesë. Dhe të dy i ndan vetëm një trotuar. Nuk është çudi që ideja e Veliajt “për një Tiranë pa makina” të jetë pikërisht një mënyrë për të disiplinuar “trafikun”, duke hapur punë të sigurtë për parkime private si ky që është paradhënie e pushtetit. Pafajësia e tij në këtë rast është si ajo e Iir Beqjas: nuk e kanë nga vetja, më shumë sesa i kanë urdhëruar. Këta janë thjesht firmëtarë.
Comments
Qysh se ka filluar e ka hyre
Qysh se ka filluar e ka hyre ne fjalorin e persitshem fjala pedonale, gjithkush ne fillim e ngaterronte me flalen Pederast
Me thane te drejten, nuk kane ndonje ndryshim te madh.
Pederastet mbrohen nga ambasadat dhe avokati i popullit. Per tridhjete pederaste, kerkohet te mdryshohem ligjet. Po ku ka turp me te madh per ne si shqiptare?
Pedonalet, ndertphen dhe mbrohen nga kryeministri.
Ndryshimi, eshte i vogel.
Gezuar zoti kryeminister, dhe i ngecte ne gryke, atije qe ke planifikuar per t'ja dhene me koncension shfrytezimin e pedes tende.
Na e keni merzitur qendrimin ne kete vend.
Turp t'ju vije.
per pedet
ca ke me pedet or mik. te bezdisin ty? pedet jane per qejf tvet. bythen e tyre e kane. leri te bejn qejf. tani, sa per koncesionin, pune e thjeshte kjo. e do rrobi nje koncesion per tkenaq bythen apo jo?
Add new comment