"Pas ligjit për dekriminalizimin të hiqet edhe e drejta e kryetarëve të partive për listat e kandidatëve”
Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka dhënë një intervistë gazetës “Dita”. Moisiu komenton zhvillimet politike, sjell diçka nga përvoja e tij dhe e cilëson qeverisjen aktuale në përgjithësi të mirë. Ish-presidenti vlerëson edhe ligjin për dekriminalizimin për të cilin ka bërë këtë koment: “Kam mendimin se ligji për dekriminalizimin që sapo u miratua, nëse partitë kanë vendosur për ta zbatuar ndershmërisht, do të ndihmojë së tepërmi për të përmirësuar përzgjedhjen e kandidaturave. Por kjo kërkon edhe një ndryshim në kod, ku kryetarëve të partive t’iu hiqet e drejta të vendosin për listat. Gjithashtu gjykoj, se për të shmangur monopolin e partive tradicionale në parlament, që tani në Evropë po shihet si tendencë, është mirë që në parlament të ketë sa më shumë parti.
Kjo do të shmangte kufizimin për pjesëmarrjen e njerëzve jo militantë dhe intelektualëve që për arsye të ndryshme nuk bëjnë pjesë në dy partitë kryesore, si dhe do të zbuste së tepërmi klimën politike në vend. Në këtë rast është rreziku që mund të rritet pak mungesa e stabilitetit politik, por në të njëjtën kohë do të rritet siguria, për të mos lejuar devijime nga rregullsia kryesore e demokracisë”, thotë Moisu. Një sugjerim jo i keq nisur nga fakti se ka patur shpesh kritika për monopolizimin e vendimmarrjes për kandidatët.
Comments
Te ulet numuri i deputeteve.
Te ulet numuri i deputeteve.
Te behen 85 deputete, gjithesej, mbasi ne kemi 2.800.000. banore.
Eshte turp per ne me kaq banore, te kemi 140 deputete.
Zgjedhja e deputeteve te behet DIREKT NGA POPULLI, e jo me lista hajdutesh, kriminelesh e kurvash qe na servirin kryetaret e partive.
Deputetet mos te kene ASNJE LLOJ IMUNITETI.
Presidenti, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit, Kryeprokurori, Kryetaret e Gjykatave (Kushtetuese dhe te Larte), kryetari i SHISH, mos te kene asnje lloje imuniteti.
Presidenti te zgjidhet direkt ng populli.
Me keto, besoj se zgjidhen shume pikepyetje dhe enigma qe po jetojme sot ne vendin tone.
Ne listat e deputeteve te vihen me shume emra
Ne listat e deputeteve te vihen me shume kandidate nga sa do dalin prej zgjedhjeve. Ai qe merr me shume "kryqe" te zgjidhet deputet. Psh PD ka ne nje lagje te vlores 4 veta ne liste. Normalisht duhet te jene 12 ose me shume emra ne liste dhe votuesit i PD perzgjedh midis tyre vetem 4, pa pasur frike se vota qe i jep partise do te humbe. Kjo i heq monopolin kryetarit te partise automatikisht dhe rrit forcen e votuesit.
Nje mekanizem te tille ka psh Greqia
--
Po o Stefan dhe prandaj punet shkojne aq mire ne Greqi.
Add new comment