Hapja e dosjeve/Autoriteti do të japë informacione nisur nga viti 2017

Postuar në 25 Dhjetor, 2015 20:58

Kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola deklaron në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” përmes së cilës flet për procesin e hapjes së dosjeve konform ligjit të miratuar në Parlament. Kola shprehet se ka zvarritje burokratike, se ka vonesa, por edhe mungesë vullneti. Sipas tij, Autoriteti përkatës, i ngarkuar me këtë punë, do të jetë funksional dhe do të japë të dhëna në vitin 2017. “Procesi është jashtë mase i vonuar. Duhej të kishte filluar tashmë! Ligji kështu thotë të paktën: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit krijohet një muaj pas ardhjes në fuqi të ligjit. Ligji ka ardhur në fuqi këtu e gjashtë muaj para, që do të thotë se duhej të ishte krijuara Autoriteti këtu e pesë muaj para. Nga informacioni që unë kam, ende nuk është marrë për kandidatët që do zgjidhen me votim në Kuvend”, thotë Kola. Sipas tij nga komuniteti i të përndjekurve kandidatura do të jetë Daut Gumeni, kurse nga qeveria Gentjana Sula. “Unë mund të them me siguri cila është kandidatura që vjen nga komuniteti i të përndjekurve, që është Daut Gumeni. Po them me siguri dhe kandidaturën e qeverisë, që është Gentjana Sula, e cila pikësëpari ka një angazhim shumë të madh për këtë proces, jo si zëvendësministre e MMSR-së, por si aktiviste në këtë proces. Natyrisht që ka dhe kandidatura të tjera. Di që është Simon Miraka një nga kandidaturat, di që janë disa të tjerë, por këto u takojnë atyre që i propozojnë. Dihet që parlamenti propozon 2 kandidatë, qeveria 1, komuniteti ynë ka 1 dhe shoqëria civile ka 1”, vijon ai. Sa i përket punës së Autoritetit, i sigurtë duket viti 2017. “Kam përshtypjen që 2016-ta ka për ta gjetur Autoritetin në formatim e sipër, në drejtim të strukturës dhe në kuptimin e dokumentacionit, ndërsa 2017-ta do ta gjejë 100% në punë, në kuptimin e dhënies së informacionit”, thotë Kola.

http://www.balkanweb.com/site/ngec-hapja-e-dosjeve-kola-ka-mungese-vulln...

Comments

Submitted by Filip Kashnjeti (not verified) on

Le ta shtyjne edhe nja dy vjet te tjera, qe te vdesin te gjithe, dhe pastaj te denohen "shpirtrat e vdekur". Cuni i Kurt Koles, mos te beje kompromise me burokratet, por te kerkoje qe kjo te ndodhe brenda 2016. E c'kuptim ka pastaj hapja e dosjeve ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.