"Në shërbim të popullit" nga profesori i artit socialist, Edi Rama
Kartolina për festat e fundvitit në adresë të Kryeministrit Edi Rama është një vizatim i bërë nga vetë ai në vitin 1983, në organin politiko-letrar të Ministrisë së Brendshme, “Në shërbim të popullit”. Në një prej numrave, pikërisht ai i datës 10 tetor 1983, është një vizatim i një vajze që personifikon vigjilencën e partisë, ndërsa tjetri armikun e partisë. Ky është komenti i presidentit të unionit të të përndjekurve, Besim Ndregjoni, gjatë një takimi në Shkodër. “Vizatim nga profesori i arteve socialiste, Edi Rama. Kjo është kartolina që i dërgojmë Kryeministrit me rastin e festave të fundvitit. Kjo tregon se çfarë mendësie ka Kryeministri i shqiptarëve që është sot. Asgjë nuk e ka rastësore dhe e dinë mirë të gjithë shqiptarët se ai nuk mund të ndahet nga e shkuara e tij komuniste. Dekriminalizim pa dekomunistizim nuk ka. Nën bunkerin që shembën të përndjekurin fshihen katër dhoma nëntokësore, që lidhen me Shtëpinë e Gjetheve dhe Ministrinë e Brendshme dhe mbi ato katër dhoma kërkon të vendosë fotografitë e Enver Hoxhës”, tha Ndregjoni. Sipas tij, Edi Rama, në emër të partisë që përfaqëson që është Partia e Punës së Shqipërisë, duhet t’u kërkojë falje të gjithë të përndjekurve politikë për krimet e komunizmit, jo të rikthejë simbolet e komunizmit.
Comments
E bukur qeka kjo pikture. Nje
E bukur qeka kjo pikture. Nje vajze e re, i beka karshillek nje plaku matuf, qe po ngrohet ne diell, ne nje stol ne nji cep parku.
Piktura, lexohet e komentohet si te duash.
Ti, o Ndregjon, e komenton si t'a merr ty mendja, nje tjetri i duket sikur plaku po ngaxmon vajzen e re, nji tjetri sikur vajza e re i kujton qe dikur edhe ai ka qene i ri dhe ka pa bere dashuri.
Ti, o Ndregjon, lexjoje si te ta kercase, ne e lexojme si neve t na kercase.
Pune qejfi eshte kjo.
Qejfi, shija, gusto, lezeti, seksi, aroma, perceptimi, ndijimi, etj, etj, jane individuale, nuk jane kolektive sikunder ju kerkoni te na imponoheni.
Pershendetje.
Do duhen dekada te tjera...
Ky ishte Edi Rama qe bashke me Ad Klosin akuzonte Ismail Kadarene se kishte shkruar Parathanien e serise se "Heronjte e Heshtun" per jetet e atyre qe kishin luftuar me bandat e kapitalizmit dhe revizionizmit boteror.
Kadare e pranoi ne heshtje kete akuze, edhe ai ne heshtje si ata te sigurimit, si Pal Mlyshi me shoke, por cfare i mbetet tani Edi Rames?!
Duket se Sigurimi ka hedhur ne veprim te Sherbimin e tij, per te vazhduar lojen e tij.
Add new comment