Autogoli i ekspertëve “shumë të aftë” të draftit të reformës së sistemit të Drejtësisë

Postuar në 23 Dhjetor, 2015 18:25

Kryetari i Komisionit Ad Hoc për Reformën në Drejtësi,  Fatmir Xhafaj, mbajti një fjalim përlavdërues për draftin e përgatitur nga ekspertët në Shqipëri, duke vlerësuar lart edhe rolin e ambasadorit amerikan Donald Lu. Fjalimi i Xhafës ka rëndësi vetëm sepse përcjell mendimin e PS-së për këtë proces të rëndësishëm që ka hyrë në një fazë delikate. Ai po ashtu kërkon të sanksionojë si të saktë dhe të plotë draftin, i cili në sitën e Komisionit të Venecias, u “qeth” mirë nga të katër anët. Këtu nuk është vendi të gjykohen qëllimet e disa dispozitave të diskutueshme, por aftësia për të bërë formulime të sakta dhe të qarta, çka e solli Komisionin e Venecias në pikën e nënvizimit të vërejtjeve edhe me natyrë “elementare”. Mirëpo korrigjimi që vjen nga KV, ka vlerë politike dhe kësaj PS-ja nuk i ikën dot, ndonëse kërkon të fshihet pas lëvizjeve të Donald Lusë që po e promovon shumë reformën në Drejtësi. Sot, përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka mbajtur edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha: Komisioni i Venecias është gjyqtari final. “LSI mbështet reformën në drejtësi në mënyrë gjithëpërfshirëse. Realizimi i konsensusit në Parlament është një sugjerim i rëndësishëm në raportin e Komisionit të Venecias, që është gjykatësi i vetëm në reformën në drejtësi dhe i pranuar nga të gjitha partitë. Profesionalizmi, standardet dhe transparenca janë shtyllat e reformës në drejtësi”, tha Vasili. Ky qëndrim i përmbahet faktit se drafti i paraqitur dhe që mbrohet nga PS-ja ka nevojë për rishkime me konsensus. Në këtë pikë pajtimi PD-LSI, të sjell edhe njëherë në vëmendje deklarimin e Prokurorit të Përgjithshëm në prani të ministrit të Drejtësisë. “Establishmenti” i vjetër i gjyqësorit dhe Prokurorisë po e kundështon draftin me mbështetje të dy forcave politike. Arsyeja kuptohet. Por pikërisht këtu qëndron vlera e madh e atyre ekspertëve që hartuan draftin, të cilët do të duhet të ishin më të zgjuar dhe të aftë në formulime dhe në zgjidhjet “e reja”, duke e kaluar testin e Komisionit të Venecias. Nota e dobët që vuri ky i fundit, me rishikimin e draftit i hap një dritare aktorëve të ndryshëm që ta përdorin atë si argument. Nuk mbetet veçse presioni politik dhe kështu mund të shpjegohet akti i sotshëm i ambasadorit amerikan, Donald Lu, që i dorëzoi Sali Berishës vërejtjet e Komisionit të Venecias. Ka ende punë për të përfunduar draftin final, por në kushtet e tanishme, të krijuara edhe njëherë nga pazotësia e socialistëve, deklarimi i paradisa muajve se “ne nuk do të presim PD-në. E miratojmë edhe vetë reformën”, ngjan shumë i vështirë. 

Comments

Submitted by Gjovalin Mark T... (not verified) on

Nga sa na eshte thene deri me sot, ky projekt draft, eshte hartuar nga SHBA, me ekspertet e saje, e jo PS, me ekspertet e saje. Nuk po merret vesh kjo pune.
Deri sa shkoi Donald LU, tek Berisha, llogarit se ku ka mberritur lidershipii me letra i PD, majmuni, Lul BASHA. I cili mba takimit me Donald Lu, dukej e fliste si klloun pa makijazh.
Njerez te pa cipe ne PD.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.