“JO” nuk më pëlqen “Vrima” – “PO” vuaj nga komplekse
Ku ka shkuar kjo punë, kam frikë edhe të them që nuk më tërheq “Vrima” e Ritës, ndonëse i vjen “era squfur”, se turren dhe më akuzojnë ithtarët e modernizmit për: Impotencë, Mungesë seksi, Penis difektoz, Ndrydhje psikologjike, Prapambetje shoqërore-morale, Komplekse ndaj fjalës së lirë etj.
Çdo penismbajtës duhet të ketë frikë të mos pajtohet me dhënien e çmimit dhe stilin letrar të “Vrimës” në fjalë, se rrezikon linçim publik. Rrini urtë, buzëqeshni dhe kur ju pyesin se çfarë mendoni përgjigjuni shkurt: “Interesante” – duke i shtuar një tundje të lehtë dhe të sjellshme pohuese të kokës.
Nëse bashkëfolësja ju thotë që nuk tingëlloni shumë bindës, dilini të keqes përpara dhe filloni: “E vërtetë, sepse kam penis shumë të vogël, jam ende i virgjër, jam psikologjikisht i ndrydhur dhe përdhunuar nga shitësja e bukës në moshën 5-vjeçare, jam taleban i prapambetur, jam maskilist-seksist, njëkohësisht vegjetarian dhe jam betuar për dëlirësi të përjetshme në kishën e Shën Spiridhonit”… të gjitha bashkë.
Nëse nuk të pëlqen “Vrima” e Ritës, përgatitu t’u thuash “PO” të gjitha akuzave, spekulimeve, sugjerimeve, insinuimeve që do të bëhen. Mos u mundo ta ngresh fare çështjen e estetikës dhe ndonjë formati të mendimit kritik. Nuk vlen.
Konteksti mendor-artistik është si vijon: “Penis, vaginë, penis vaginë vaginë vaginë penis penis penis vaginë vaginë vaginë vaginë VRIMË”.
"Postbllok.com"
Comments
Meqenese nuk te pelqen VRIMA,
Meqenese nuk te pelqen VRIMA, mos te pelqen KASTRAVECI ? Shko tek avokati i popullit, mbasi ai shte shefi i homoseksualeve, dhe rregjistrohu se te rregullon ai per ate qe do.
Add new comment