Mikun e Erdoganit "diplomatët e thërrasin “i sëmuri i Tiranës”"
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sot ndaj disa komenteve të kryeministrit Edi Rama në Izrael. Në fakt ka interes më shumë gjuha e përdorur nga Basha, sesa qëndrimi politik, një gjuhë që zbulon se çfarë mendojnë disa diplomatë në Tiranë për kryeministrin, ndonëse kjo pak rëndësi ka. Tha Basha: “As toka e Shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman "të sëmurit të Tiranës" siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj. Krahason të pakrahasueshmen. Imagjino se çdo t’i bënin izraelitët, apo çdo komb i qytetëruar një kryeministri që pa pyetur as për ligj, as për plan urban, e as për qytetarët e vet, do të guxonte të rindërtonte furrat e Aushvicit në zemër të kryeqytetit. Të jetë kaq idiot e të mos e kuptojë??? Nuk ma merr mendja. Është venerimi që ka për etërit e tij xhelatë e persekutorë”. Një spond ky që kujton përmes analogjisë me "të sëmurin e Bosforit", se Rama është mik i Erdoganit, presidenti të Turqisë, jo aq mike me Izraelin.
Add new comment