A ka rëndësi Europa?

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 14:43
Anne Applebaum/Global Thinkers

Unë kam lindur në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u rrita me shpejtësi gjatë Les Trente Glorieuses, tridhjetë vitet e zhvillimit ekonomik që pasuan atë konflikt. Pastaj u maturua, u zgjerua dhe kishte nevojë për një monedhë dhe marrëveshje të respektuar. Deri në fillim të shekullit të 21, u mbajt si një simbol i madh i bashkëpunimit ndërkombëtar. Por 2015 mund të mbahet mend si viti kur institucionet e Bashkimit Europian nisën të dështojnë – koha kur bota, madje dhe vetë e evropianët, nisën ta shikojnë BE si të dobët dhe jo kompetente.

Për ironi, BE është viktimë e suksesit të vet. Qëllimet themeluese të projektit evropian ishin për t’i sjellë paqe një kontinenti të shkatërruar nga lufta, të krijonte një treg të përbashkët, dhe të bashkonte lindjen dhe perëndimin e kontinentit. Deri në fillim të viteve 90 këto synime ishin realizuar. Por gjysmë shekulli paqe e begati krijoi vetëkënaqësi. Europa u bë kaq e qëndrueshme sa vendosi që nuk kishte nevojë për një politikë të jashtme ose strategji mbrojtjeje të çdo madhësie, që mund të anashkalonte ose absorbonte kostot e gabimeve të anëtarëve të saj më të papërgjegjshëm, dhe nuk kishte nevojë të shqetësohej për shtetet e saj që funksiononin keq në jug dhe në lindje. Ato vendime çuan direkt ose indirekt te disa nga lajmet më të paharrueshme për 2015-ën: Kriza ekonomike dhe politike e Greqisë, kriza e refugjatëve më e keqja në 70 vjet, ndërhyrja e Rusisë në Siri, lufta civile në Siri, dhe natyrisht sulmet terroriste në Paris që i frymëzoi Siria.

Për problemet e BE i vishen asaj që Margaret Theçeri e quante ambicia “tullumbace” për t’u bërë Shtetet e Bashkuara të Europës. Megjithatë, sivjet u bë e qartë se dështimet më të shumta të saj u shkaktuan nga mospranimi i vendeve të BE për të bashkuar burimet dhe sovranitetin – të sillen si një bashkim real ose të paktën si një grup shtetesh me interesa ekonomike dhe sigurie të përbashkëta.

Kriza e euros mund të ishte shmangur, për shembull, nëse vendet e monedhës së përbashkët do të kishin vendosur që të kërkonin koordinimin e politikave financiare dhe bankare para se një shtet i ri të anëtarësohej. Eurozona do të kishte pasur shumë më pak anëtarë, por Greqia do të kishte shmangur falimentimin dhe Spanja, Portugalia dhe Italia do të ishin në kushte më të mira.

Njësoj, Europa do kishte ndihmuar në frenimin e krizës së refugjatëve, nëse liderët e saj do të kishin vendosur – ndoshta kur zbatuan Marrëveshjen e Shengenit – të forconin kufijtë e dobët, të patrullonin Mesdheun me një forcë më të madhe dhe të përhershme, dhe të zbatonin rregulla të përbashkëta për azilkërkuesit që do të ishin dekurajuese për njerëz që nuk e meritonin të merrnin udhëtime të rrezikshme. Mirëpo, vendet anëtare u lanë në fatin e mjeteve të tyre, dhe barra e papranueshme ra mbi Italinë, Greqinë, dhe më vonë mbi Hungarinë.

Sigurisht, refugjatët mund të mos ishin lëshuar drejt Europës nëse liderët e BE më herët do të ishin përpjekur të promovonin e ndryshimeve politike në Libinë e pas revolucionit dhe Sirinë para konfliktit. Megjithatë, kjo ishte e pamundur sepse Europa nuk ka mjete për të projektuar influence. Në teori, ajo ka Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Europian, një “ministri e jashtme” me diplomatë e ambasada. Në praktikë, posti i ministrit të jashtëm të BE iu dha dy personave pa reputacion ose përvojë ndërkombëtare, të cilët u lanë mënjanë. Ka pasur disa suksese të BE, si operacioni i marinës së BE, pa publikuar thuajse fare, që i ka dhënë fund piraterisë në bregdetin e Somalisë. Por shumicën e kohës, BE ka pritur derisa ka qenë shumë vonë për të vepruar, nëse nuk ka vepruar hiç. Vetëm kur lufta siriane mbërriti në Paris, papritur francezët e kuptuan që Lindja e Mesme nuk është aq larg sa kishin menduar.

Njëzet vjet më parë, kur Britania dhe Franca kishin ambicie të vërteta në politikën e jashtme – dhe ushtri të vërteta – mungesa e një forumi vendimmarrës kishte më pak rëndësi. Në kriza, vendet e mëdha vepronin së bashku, ose me SHBA, nëse BE nuk mundej. Por tani, Franca ka presidentin e saj më të dobët për sa mbahet mend, dhe Britania është e përqendruar në çështjet e saj të brendshme. Ndërkohë, pavarësisht të qenit liderja ekonomike e kontinentit, Gjermania e ka të vështirë për arsye të qarta historike të flasë me zë shumë të lartë ose me forcë për çdo gjë.

Rezultati është një vakum politik në Europë – të cilin kërkon ta mbushë Rusia, që Europa e ka parë si të parëndësishme dhe pa vlerë. Kjo është e dukshme në Siri, ku, në mungesë të një strategjie perëndimore koherente, Putini ka vendosur të mbrojë presidentin Bashar al-Assad. Në Ukrainë, Kremlini përhap propagandë antievropiane dhe instrumente ekonomike për të destabilizuar qeverinë. Brenda BE, Kremlini përdor para dhe medie për të mbështetur ide ose parti euroskeptike, duke hedhur mbështetjen financiare për të djathtën ekstreme (Jobbik në Hungari, Fronti Nacional në Francë) dhe mbështetje morale për të majtën (Syriza në Greqi). Dhe ende s’ka një reagim serioz të BE për këtë ndërhyrje.

E gjithë kjo heshtje dhe mosveprim është e çuditshme sepse asnjë shtet evropian nuk llogaritet si fuqi ndërkombëtare e klasit të parë. BE si e tërë është ekonomia më e madhe dhe më e pasur e botës – një partner real për SHBA dhe Kinën. Nëse liderët e Europës duan të përfitojnë nga ky fakt, të përmbysin katastrofat e 2015-ës, të kenë ndikim të jashtëm real dhe të rifitojnë respektin e qytetarëve të tyre, duhet të forcojnë institucionet dhe të promovojnë paqen dhe begatinë që ka ruajtur për kaq kohë, duhet të jenë më ambiciozë, brenda dhe jashtë.

"Postbllok.com"

Comments

Submitted by Filip Gjon Leka (not verified) on

Lufta e PARE dhe lufta e DYTE boterore, kane filluar e kane mbaruar ne Europe.
Te shikojme te TRETEN.
Premisat, jane te forta dhe shume te rrezikshme.
Vigjilenca, duhet te jete ne maksimum.
Vendi yne, eshte pa ushtri dhe pa armatime, pa flote luftarako- detare dhe pa aviacion ushtarak. Me keq, s'ka ku te veje.
Greqia dhe Serbia, me mbeshtetje nga Rusia, jane gati per t'na sulmuar.
Zoti na ndihmofte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.