“Mos ju lëntë kurrë mendja”

Postuar në 21 Dhjetor, 2015 22:18

Që presidentin e kemi popullor dhe babaxhan kjo nuk diskutohet. Ballot janë ballo, por kur ulesh gju më gju me popullin dhe flet gjuhën e tij nuk ka si të mos mbetesh në hitori. Dhe Bujar Nishani është një nga ata që e gjejnë vetë vendin në histori. Ai dekoroi me medaljen “Nderi i Kombit” shoqatën “Labëria” në vazhdën e vlerësimit për çdo krahinë sipas tij me vlera te shquara atdhetare. Urimi i tij ka qenë vërtet i veçantë dhe e rrallë të thuhet nga një personalitet, por në fund të fundit thjeshtësia është modesti dhe modestia madhështi.

“Mos ju lëntë kurrë mendja dhe mos ju shteroftë asnjëherë fuqia për të nxjerrë në pah e për të lartësuar veten tuaj, traditat, kulturën, zakonet dhe sidomos vlerat tuaja që u përkasin mbarë shqiptarëve kudo ku jetojnë!”-u tha Nishani përfaqësuesve të Shoqatës teksa i nderoi me dekoratën Nderi I Kombit dhe duke sjellë në vëmendjen e të pranishmëve At Shtjefën Gjeçovin, i cili kur ishte Ipeshkv në Elbasan dhe pasi mori pjesën në Luftën epike të vitit 1920 i shkruante Arqipeshkvit të Shkodrës se: “Vlonjati për Shqipërinë shet pasurinë, djeg shtëpinë dhe falë fëmijën”.

Të tilla veprimtari presidenti nuk harron t’i përdorë politikisht meqënëse ditët e fundit ka patur zhvillime me deklaratat e kryeministrit Rama për alpinët e veriut që e kanë parë detin për herë të parë pas viteve 90’. Dhe në emër të unitetit të kombit Nishani i ka kthyer reston. " Shoqata juaj, ‘Labëria’, ajo që fare mirë mund ta kishte pasur edhe emrin e madh dhe gjithëpërfshirës ‘Shoqata Shqipëria’ apo edhe “Malësia e Jugut’, sepse që nga Vermoshi e deri në Konispol shqiptarët janë një, ndajnë të njëjtin gjak, të njëjtat tradita e zakone, të njëjtin përkushtim ndaj kombit dhe flamurit kombëtar. Toskë e gegë janë që të gjithë bij e bija të një kombi sa të lashtë, aq edhe të veçantë, një kombi që mban emrin shqiptar dhe i cili aspiron me plotë të drejtë e me meritë të bëjë pjesë në familjen e madhe evropiane.”.

Fjalimi i tij në dekorimin e shoqatës Labëria është një “perlë” dhe mbi të gjitha dëshmi se mbi të gjitha presidenti që kemi është një baritor i traditës.

““Shoqata “Labëria” ka shërbyer dhe është sjellë plot devotshmëri gjatë rrjedhës së viteve si një mëmë e mirë, e cila i lind, u jep jetë, i nanuris, i ushqen e i mëkon bijtë dhe bijat e saj jo vetëm me qumështin e ëmbël e plot kalori të kullotave të gjelbra të Labërisë, por edhe me vlerat e patjetërsueshme e nga më të vyera të kombit tonë. Shkrimtari ynë i madh Dritëro Agolli, nga Devolli ka thënë se: “Nuk do bëhesha ky shkrimtar që jam sot po të mos kisha mësuar në Labëri” dhe se: ‘Kur është sëmurë Liria, kur e ka zënë gripi atë, i pari që e ndjen këtë grip apo këtë sëmundje, është Labëria, është trupi i Labërisë dhe jo vetëm e ndien, por ajo merr masa edhe për ta shëruar’”-deklaroi Nishani para të pranishmëve.

Comments

Submitted by Ndoc Dudasi (not verified) on

Zoti "president" !
Jeni komplet, fasade e Sali BERISHES.

Jeni komplet BREKE e BYTHES se Sali BERISHES.

Jeni komplet SHVEJKU i Sali BERISHES.

Jeni, IDIOT i komplet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.