Nëpunësi që përfaqëson unitetin e kombit

Postuar në 19 Dhjetor, 2015 16:59

Gazeta “Tema” publikon foto të djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në ballon presidenciale të këtij fundviti. Dhe shtron pyetjen: me çfarë statusi është ftuar Shkëlzen Berisha?(http://www.gazetatema.net/web/2015/12/19/fotot-po-zeni-me-cfare-statusi-eshte-ftuar-ne-ballon-e-nishanit/). Në fakt pyetja qëndron edhe kur e di se kush është president. Pse është kështu edhe përgjigja dihet: ajo nis e mbaron në mendjen e Bujar Nishanit, i cili shkëlqen si nëpunës partiak. Madje si njohës i shkëlqyer i protokollit të partisë.

Shkëlzen Berisha është një qytetar i cili nuk gëzon ndonjë status për t’u ftuar në ballo si kjo e presidentit, që është edhe kështu një trill zulush, po t’i referohemi Konicës. Kur lexon Kushtetutën dhe pastaj sheh veprimet e Bujar Nishanit, i zoti mbi të gjithë për t’u harruar ende pa e lënë detyrën, e kupton se nuk ka ndonjë gjë të keqe që t'ia lënë këto kompetenca. Gjynah që t'ia heqin. 

Comments

Submitted by Ndoc DUDASI (not verified) on

Berisha i riu, me ate qe i rri ne krah pa status, ne vet vehte, perfaqesojne hajduterine, krimin dhe koorupsionin ne maje te pushtetit, i cili perfaqesohet nga partiaku Nishani ((aksidentalisht paguhet sipresident). Eshte turp, turp i madh, skandal dhe turp per vendin, qe paguajme si president, nje njeri te tille. Ky ehte kulmi i njerezve qe u ka plasur cipa, dhe nuk u ben me pershtypje asgje. Nuk ke fjale per te thene me per te tilla menxyra qe po ndodhin me njeriun qe paguhet si president.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.