Ambasadorët ndërhyjnë për të ndalur mbipopullimin e burgjeve me vjedhës të energjisë
Aksionet kundër informalitetit dhe në veçanti ai kundër vjedhësve të energjisë shoqëruar me zellin e gjyqtarëve për të vendosur drejtësi kanë çuar në një situatë të pazakontë në burgjet shqiptare.Në tryezën e mbledhur për mbipopllimin e burgjeve u vu në dukje rritja e lartë e shifrave për të dënuarit me arrest me burg sidomos pas vitit 2013.
Ambasadori i OSBE-së, Florian Raunig tha se gjykatat duhet të japin më shumë dënime alternative sesa masa ekstreme të dënimit me burg edhe për raste që lidhen me mospagesat e energjisë elektrike. Sipas tij moszbardhja e vendimeve sjell probleme për mbipopullimin e ambjenteve të paraburgimit.
Edhe ambasadori britanik tha se është shqetësues numri i mbipopullimit në burgjet shqiptare. Ai shtoi se duhen sa me shume dënime alternative dhe se nuk duhet të jepen gjithmonë masat e arrestit me burg për vjedhje të energjisë.
Add new comment