Shqipëria merr vetëm një projekt nga plani 5 vjeçar për zhvillimin e infrastrukturës në Ballkan

Postuar në 11 Dhjetor, 2015 21:01

Në datën 3 të këtij muaji u zhvillua në Tiranë aktiviteti më i rëndësishëm politik dhe ekonomik për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, mbledhja vjetore e Ministrave të Transportit dhe e SEETO (Observatorit të Transportit të Europës Juglindore). Në këtë mbledhje u paraqit “Planit 5 Vjeçar 2016-2020 i Zhvillimit të Transportit të Ballkanin Perëndimor”.  Përmes një letre, Geri Selenica, Drejtor i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike i është drejtuar Kryeministrit  Edi Rama, ku trajton mbetjen pas të vendit tonë.

Shpjegon Selenica:

“Të gjitha vendet kanë objektiv konkret të bashkëpunimit në SEETO përfshirjen e projekteve të tyre në “Listën e Projekteve Prioritare të Transportit”. Në këtë listë ka 2 kategori projektesh:

-“Projekte Prioritare që ju Ligjërohet Financimi”, që kanë studim fizibiliteti të plotë dhe dokumentacion projekti të plotë.

-“Projekte Prioritare për t’u Përgatitur”, që kërkojnë bërjen e plotë të projektit dhe të studimit të fizibilitetit.

                   Në listën e “Projekteve Prioritare që do të Përgatiten”NUK janë paraqitur 2 segmentet më strategjike të Korridorit Rrugor 8, “Elbasan-Qafë Thanë” dhe “Qafë Thanë-Kapshticë” dhe Shqipëria është de-facto e papërfshirë në korridoret hekurudhore europiane Rail Freight Corridors(RFCs), pasi lidhjet e parashikuara hekurudhore nga Mali i Zi e Maqedonia nuk lidhen efektivisht me korridoret hekurudhore europiane nëpërmjet RFC 7 – Orient/East-Med Corridor. Këto lidhje, shpjegon Selenica e fusin Shqipërinë në një rrugicë qorre që s’kap dot trafik ndërkombëtar.

Në Rrjetin RRUGOR Ballkanik

1 – Kualifikimi i “Rrugës Berat-Tepelenë” në listën e “Projekteve Prioritare që ju Ligjërohet Financimi” është një nonsense total. Në një kohë që nga Tepelena kalon “Autostrada Adriatiko-Joniane”, nuk besoj se ka logjikë të harxhohen 210milionë euro për rrugën Berat-Tepelenë, që nuk përfshihet as në TEN-T Rrjet Bazë e as Mbështetes. Ky është një nonsense i ngjashëm me “Rrugën Qukës-Qafë Plloçë”, ku po groposen 150 milionë euro maleve të Mokrës (ku 20km janë mbi 1000-1300m lartësi), ndërkohë që “Korridori 8” kalon deri në Qafë Thanë (21km larg Qafë Plloçës)!!!

2 – Në listën e “Projekteve Prioritare që do të Përgatiten” NUK janë paraqitur 2 segmentet më strategjike të Korridorit Rrugor 8, “Elbasan-Qafë Thanë” (TEN-T Rrjetit Bazë) dhe “Qafë Thanë-Kapshticë” (që është në klasifikimin TEN-T Rrjetit Mbështetës)!!!!! Nuk arrij të gjej asnjë arsye logjike për këtë.

3 – Në listën e “Projekteve Prioritare që do të Përgatiten” është përfshirë i gjithë “Korridori Mesdhetar” (Autostrada Adriatiko-Joniane). Kroacia ka refuzuar zyrtarisht në takimin e SEETO, që kjo autostradë të futet nga Mali i Zi në Kroaci(Debeli Brijeg), pasi nuk dëshëron të kalojë nga Riviera e Dubrovnikut dhe Neretvës. Por vështirësi kryesore është financimi. Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnja nuk kanë hapësira buxhetore për të marrë kredi apo ta financojnë nga buxheti. Është krejt e pamundur që BE ta japë grant. Financimi i saj ka dy mundësi reale:

Ose me koncesion. Për këtë është ofruar firma kineze Pacific Construction, që ka nënshkruar MoU me Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe së shpejti do të nënshkruajë dhe me Bosnjen. Në se Pacific arrin ta financojë, do të jetë një fitore llotarie për të tre vendet. Por praktika e Qeverisë Shqiptare, që ka fimosur MoU me disa firma kineze për të njëjtin projekt ka ngjallur pakënaqesi tek palët e interesuara.

Ose me financim me garanci trafiku nga China Exim Bank. Kjo është e mundur me Bosnjën dhe Malin e Zi, por për momentin është krejt e pamundur për Shqipërinë, pavarësisht ideve optimiste të drejtuesve shqiptare. Përkundër takimeve diplomatike, nga informacionet që kemi, bankat kineze nuk e shofin me seriozitet qeverinë shqiptare, që pas dështimit të projektit joprofesional të “Rrugës së Arbërit”, bile mos them që e kanë në listën e zeze. Kjo mënyre financimi për Shqipërinë do të qe e mundur vetëm me garanci nga BE në kuadrin e “Fondit të Nderlidhjes BE-Kinë” (China-EU Connectivity Fund) ose me instrumenta të rinj financjarë, që po përpunon BE-ja me Kinën.

Në dijeninë time nuk ka banka të tjera ta marrin përsipër financimin e plotë të kësaj autostrade, ndërsa financimet pjesore nuk janë fizibël.

Me lidhjet e parashikuara me Rrjetin HEKURUDHOR Ballkanik

 1 – Shqipëria është de-facto e papërfshirë në korridoret hekurudhore europianeRail Freight Corridors (RFCs) http://www.rne.eu/rail-freight-corridors-rfcs.html. Shqipëria ka aprovuar përmirësimin e rrjetit hekurudhor ekzistues, pa parashikuar lidhje të reja. Sado që ta përmirësosh rrjetin ekzistues, ai nuk gjeneron dot trafik ndërkombëtar dhe ai kombëtar është më se minimal.

Miopia për t’u lidhur vetëm nga Mali i Zi do të kushtojë shumë, pasi vetë“Hekurudha Tivar-Beograd” nuk ka për të pasur edhe për dhjetra vite gjasa reale që të përmirësohet në një hekurudhë cilësore, për vështirësitë e terrenit dhe financjare të vendeve nga kalon (pasi duhen rreth disa miliardë euro). Automatikisht për Shqiperinë ky është një bottleneck, bllokim transporti. Lidhja e ardhshme me Maqedoninë ndihmon komunikimin me Maqedoninë e Bullgarinë, por përsëri nuk lidhet efektivisht me korridorinet hekurudhore europiane nëpërmjet RFC 7 – Orient/East-Med Corridorhttp://www.rfc7.eu/ckfinder/userfiles/files/RFC%207%20CID%20All%20Books/...

2 – Lidhja më e mirë hekurudhore që mund të kalonte nga Shqipëria është zgjatimi nga Kroacia deri në Greqi i RFC 6 – Mediterranean Corridorhttps://www.railfreightcorridor6.eu/RFC6/web.nsf/OnePager/index.html. Me gjithë lobimin e fortë të Kroacisë dhe nxitjen e Qendrës Shqiptare të Studimeve Strategjike, SEETO nuk e futi fare në listë “Hekurudhën Kroaci-Greqi”, pasi asnjë nga vendet ku kalon nuk e paraqiti kerkesën, përfshi dhe Shqiperinë, që do të ishte përfituesja më e madhe, pasi do të përfshihej de-facto në “Korridorin Detar Kinez të Mëndafshit”!!! Për dijeni vetëm kalimi i këtij korridori nga Porti i Pireut mund t’i sjellë atij dhe hekurudhave greke të ardhura shtesë prej 9 miliardë euro në vit dhe do të krijojë rreth 9,000 vende të reja pune direkte. Dhe do të kontribuoje indirekt në ekonominë greke me 5.1 miliardë euro të tjera dhe deri në vitin 2018 do të gjenerojë 125.000 vënde të reja pune të ndërlidhurahttp://www.kathimerini.gr/841332/article/oikonomia/ellhnikh-oikonomia/pl.... Dmth kalimi i “Korridorit të Mendafshit” nga Greqia do t’i japë të ardhura ekonomise greke, më shumë se GDP-ja e Shqipërisë!!! Pra a duhet të përpiqet qeveria shqiptare ta devijojë këtë korridor nga Adriatiku???

3 – Lidhja e dytë më e mirë hekurudhore e Shqipërise me Europen është ngaKosova e Sërbia për t’u lidhur me korridorin de-facto më të rëndësishëm hekurudhor që kalon në Ballkan – RNE Corridor C11 (Mynih-Zalcburg-Ljubljane-Zagreb-Nish-Sofia-Istanbul-Azi) http://www.rne.eu/rne-corridors.html, i cili është dhe “Korridori Qendror Kontinental Kinez i “Rrugës së Mëndafshit”.

Qëndra Shqiptare e Studimeve Strategjike ja ka propozuar zyrtarisht qeverive të Kosovës, Sërbisë dhe Shqipërisë përfshirjen e “Hekurudhës Milot-Prizren-Merdare/Doljevac-Nish” në listen e “Projekteve Prioritare që do të Përgatiten”. Çuditërisht Shqipëria që do të përfitonte 108km hekurudhë të re dhe bën më shumë propagandë për axhendë të integruar me Kosovën, ka refuzuar zyrtarisht edhe kërkesën e Qeverisë së Kosovës edhe të Qeverisë së Sërbisë për këtë hekurudhë. Ministri Lutfi Zharku me porosi të Kryeministrit Isa Mustafa e ka telefonuar disa herë z. Haxhinasto për këtë çeshtje. Zyrtare të ndyshëm sërb na e kanë konfirmuar në shumë raste këtë gadishmeri, bile edhe gjatë Takimit të fundit të SEETO-s. Edhe Zëvendës Kryeministerja e Sërbisë Zorana Mihajloviç (me gjithë pritjen e turpshme dhe jashtë normave minimale protokollare, të bërë nga homologu i saj shqiptar në Tiranë) i ka kërkuar ministrit Ahmetaj me ngulm këtë projekt. Në webfaqen e Ministrisë së Transportit të Sërbisë thuhet që Sërbia kërkon fuqizimin e dy lidhjeve nëpërmjet Kosovës si “Nish-Doljevac-Prishtinë” ashtu dhe “Lapovo-Kraljevo-Leshac-Prishtinë”, që të arrihen lidhje më efektive eKorridorit Hekurudhor 10 (faktikisht me RNE Corridor C11) me KorridorinHekurudhor 8 (dmth me Durrësin) http://www.mgsi.gov.rs/lat/aktuelnosti/srbija-predvodi-regionalnu-saradn.... Nuk arrij dot të gjej asnjë arsye justifikuese për refuzimin e qeverisë shqiptare, pasi ja kanë propozuar “Hekurudhën Milot-Prizren-Merdare/Doljevac-Nish” shumë aktorë!!!!!

 

Faktikisht Shqipëria është e papërfshirë në korridoret hekurudhore europiane deri në 2020. Ndërsa Sërbia me shumë profesionalizëm e strategji të qartë ekonomike ka klasifikuar 14 lidhje hekurudhore në Korridoret Hekurudhore TEN-T (60% e TEN-T), duke e bërë Beogradin udhëkryqin e Ballkanit dhe duke përfshirë Danubin e Savën njëkohesisht në projektet e “Korridorit Rin-Danub” me paketë financimi 6,5 miliardë euro.

Për kualifikimin mjaft të dobët të Shqipërisë në “Planin 5 Vjeçar 2016-2020 të Zhvillimit të Transportit të Ballkanin Perëndimor” Selenica ka dhënë edhe disa arsye.

1 – Historikisht Shqipëria nuk ka paraqitur projekte profesionale transporti, pasi në Shqipëri që nga vitet ’70 nuk ka as standarde rrugësh e jo më të flitet për strategji kombëtare transporti apo pozicionime strategjike rajonale;

2 – Neglizhenca, paaftësia administrative e politike në fushën e transportit vazhdon. Kjo duket në sasinë e fondeve që qeveria shqiptare ka harxhuar për projekte transporti. Qeveria ka detyrim nga Samiti i Vjenës për të ngritur një “Komitet të Investimeve Kombëtare” për këto çështje.

3 – Ka një përplasje ministrish për çështjen e Korridoreve, ku në të njëjtën kohë merren me to edhe Ministria e Transportit edhe e Ekonomisë.

4 – Si ekonomist dhe diplomat me eksperiencë pothuaj 30 vjeçare unë nuk mendoj dot që kjo paraqitje kaq e dobët dhe antikombëtare është fryt i paaftësisë. Mund të jenë të paaftë, por shurdhë e qorra nuk janë, pasi shumë aktorë jua kanë përsëritur disa herë. Kështu që me lind e drejta që të besoj teoritë konspirative, që kjo bëhet qëllimisht për të mos e zhvilluar Shqipërinë. Paraqitja e kërkesave për këto Korridore është një punë minimale shteti, që nuk kërkon ndonjë formim të veçantë akademik a inxhinierik, ndonjë vizion të madh apo ndonjë gjeni strategjie ekonomike. Edhe tetëvjeçarja mjafton, po ta kesh dëshirën ta bësh.

“Një paraqitje e tillë është më se e turpshme, është kriminale, është antikombëtare (refuzuat hekurudhën me Kosovën)! Zoti Kryeministër”, përfundon letrën e tij Selenica.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.