Dy qëndrimet e drejtuesve socialistë: 8 dhjetori dhe 21 janari i harruar po nga këta

Postuar në 09 Dhjetor, 2015 17:21

Përfaqësues të mazhorancës dhe një sërë çirakësh të njohur në media, kanë dy ditë që flasin për dhunë, vandalizëm, huliganizëm dhe akte dhune të papranueshme, duke iu referuar me dramacitet protestës së 8 dhjetorit. Protestë ku nuk ndodhi asgjë. Por u paralajmërua shumëçka. Dhe kjo ndoshta përbën problem. Sot tema e protestës dhe qëndrimi etik i mazhorancës ndaj dhunës është bërë prezent edhe gjatë diskutimeve në Komisionin e Shëndetësisë, ku deputetja socialiste Klodiana Spahiu ka ndërhyrë pikërisht me komente të ngjashme. Përgjigja nga deputetja Albina Deda ka qenë se “sa herë të ndërtoni bunkerë ne do t’ua prishim”. Çështja e diskutimit mbi dhunën ka interes, pasi në Shqipëri, për shkak të komplekseve të vitit 1997, protesta shikohet si kortezh mortor për t’u përcaktuar si e dobishme. Nga ana tjetër, deputetë të shumicës që sot flasin në këtë mënyrë para vetëm 4 viteve flisnin dhe pranonin të dëgjonin nga shefat e tyre, gjëra krejt të tjera. Nuk është shumë dinjitoze të mbash dy standarde, ndonëse është e kotë të kërkosh dinjitet nga një ekip politik që u vetëshërbye me të vrarët e 21 janarit 2011 dhe thjesht e harroi atë ngjarje tragjike. Për këtë sjellje shqipja ka vetëm një fjalë: Pabesi. Më poshtë video e diskutimit sot mes Klodiana Spahiut dhe Albina Dedës:

Këtu video e përgatitur nga Tv KLAN në vitin 2011 që sjell thirrjet dhe qëndrimin e drejtuesve socialistë dhe të opozitës së atëhershme për protestën që do të vinte. Kujtojmë se sot z. Edi Rama, i ka marrëdhëniet krejt ndryshe me këtë televizion që deri më dje e tallte deri aty sa të shkruante në gazetën “Koha Jonë” që edhe e posedonte se “Edi Rama nuk hyn në grevë urie, sepse nuk e lë mami”.

Kurse këtu është video e fillimit të përplasjeve me policinë më 21 janar:

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.