Kompania kanadeze “Pennine Petroleum Corporation” fiton të drejtën për kërkimin e naftës në Velçë
Një kompani kanadeze, Pennine Petroleum Corporation, ka marrë të drejtën ekskluzive të kërkimit për naftë në bllokun e Velçës. “Tenderi është zhvilluar tërësisht nga Albpetrol, ndërkohë që shpallja fituese e kësaj kompanie, është miratuar edhe nga Ministria e Energjisë. Blloku i Velçës përfshin një terren tokësor me sipërfaqje prej 620 kilometër katrorë. Ai shtrihet në juglindje të qytetetit të Vlorës dhe është identifikuar prej kohësh si një zonë potenciale naftëmbajtëse. Sipas studimeve të kryera nga Albpetrol gjatë viteve 1975 deri në 1990 dhe të ripërpunuara nga gjigandi britanik “Premier Oil” në vitin 1998, rezulton se në këtë bllok mund të ketë një rezervë nafte që varion nga 14.2 deri në rreth 70 milionë fuçi”, raporton Top-Channel.
Add new comment