Emigranti shqiptar dhe shoku i tij shpërblehen me 150 mijë euro për shuplakat që i dhanë njëri tjetrit në komisariat (Video)
Këto shuplaka që u detyruan t’I japin njër-tjetrit një emigrant shqiptar dhe shoku i tij nga Kazakistani në një rajon të policisë greke kanë vlerë 150 mijë euro.Pas 8 vitesh process gjyqësor ndaj shefit të policisë që i detyroi ata të dhunojnë njëri-tjetrin Gjykata vendosi dëmshpërblimin e tyre nga shteti në vlerën e 150 mijë euro me shpjegimin se organet e rendit duhet të respektojnë të ndaluarit dhe t’I trajtojnë ata me të gjitha të drejtat që u takojnë pa ushtruar asnjë formë dhune.
Ngjarja zë fill në vitin 2006 kur dy emigrantë, një shqiptar dhe një kazak u arrestuan për grabitjen e çantës së një të moshuare. Në rajonin e policisë së Omonias shefi i nervozuar kërkon t’u japë një mësim dhe një dënim që ata duhet ta marrin nga njëri tjetri.
Pamjet e të rinnjve që qëllonin me shpulla njëri tjetrin brenda në komisariat u komentuan gjerësisht në media dhe çështja u ndoq nga Avokati i Popullit të shtetit grek që përshëndeti vendimin e Gjykatës.
Add new comment