“Van Damme” parandalon “vrasjen” e Papës nga xhihadistët kosovarë
Policia italiane në bashkëpunim em atë kosovare arrestoi katër kosovarë pas një operacioni anti-terrorizëm. Bëhet fjalë për një organizatë terroriste, e cila përmes rrjeteve sociale propagandonte ideologji xhihadiste. “Truri’ i grupit, Samet Imishti që ka jetuar për disa vjet në Itali u arrestua në Kosovë, ndërsa të tjerët u arrestuan në Itali, ku jetonin prej kohësh. Operacioni i koduar “Van Dam” u shtri në Breshia, Vincenca, Peruxhia si dhe në Kosovë.
Sic raporton “Sky News24” ata kishin bërë disa kërcënime edhe kundër Papa Franceskut, duke thënë se ai “do të ishte ishte Papa i Fundit”. Në internet, kosovarët e arrestuar kishin publikuar foto me armë në duar. Nga hetimet rezultoi se të katërt ishin radikalë, me ide ekstremiste dhe sjellje tipike të militantëve të ISIS.
Në njoftimin dërguar mediave, Policia e Kosovës thotë se si rezultat i hetimeve disamujore të ndërmarra nga Drejtoria Kundër Terrorizmitnën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe në bashkëpunim me Sektorin Kundër Terrorizmit, në kuadër të Divizionit të Hetimeve Gjenerale dhe operacioneve speciale të qarkut të Brescias, është zbatuar plani i përbashkët operativ i koduar “Van Damme”, ku njëkohësisht është bërë zbatimi i urdhër kontrolleve në një lokacion në Kosovë, si dhe në tri lokacione tjera në Itali.
Policia, gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, ka sekuestruar dy armë zjarri, një revole dhe një pushkë e tipit karabinë, si dhe disa pajisje elektronike dhe gjësende tjera, që mund të ndërlidhen me rastin.Në fund, Policia e Kosovës, apelon tek të gjithë qytetarët që të mos bien pre e thirrjeve, propagandimeve dhe mashtrimeve të tilla për përfshirje në raste të terrorizmit, njëkohësisht për raste të kësaj natyre ta informojnë Policinë e Kosovës.
Add new comment