Shqipëria jashtë axhendës ballkanike të John Kerry-it. Biberaj: Tirana ka humbur rëndësinë strategjike për SHBA

Postuar në 25 Nëntor, 2015 12:21

Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kerry do të nisë nga 1 dhjetori një tur vizitazh në Europë e Ballkan me ndalesën e parë në Bruksel Shefi i diplomacisë amerikane ka në axhendë takime të nivelit të lartë, në të cilat do të diskutojë mbi situatën në rajon e me gjerë.
Pas Brukselit, Kerry do të ndalet në 2 dhjetor në Kosovë e Serbi, në 3 dhjetor do të udhëtojë drejt Qipros, ndërsa një ditë më vonë do të takohet në Athinë me kryeministrin grek Aleksis Tsipras.
Sekretari amerikan i shtetit nuk e ka përfshirë në axhendën e tij Shqipërinë çka lë Tiranën për momentin jashtë vëmendjes amerikane për çështje që kanë të bëjnë me rajonin dhe situatën e krijuar pas sulmeve terroriste në Paris. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin së fundmi ndaj Shqipërisë për t'i dhënë fund një status quoje 25 vjeçare të një sistemi gjyqësor të korruptuar nën ndikimin e politikës. Edhe gazetari i Zërit të Amerikës, Elez Biberaj e sheh me shqetësim qasjen e Shteteve Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë vitet e fundit. Ai tha në një konferencë të thirrur në Tiranë për 25 vjetorin e pluralizmit se Shqipëria nuk është më partner jetik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por ka kaluar në një vëmendje periferike. Sipas tij Uashingtoni është i lodhur me një klasë politike që vendos interesat e veta mbi ato të vendit, ndaj dhe shanset për Shqipërinë nuk do jenë më si ato të viteve '90.

Comments

Submitted by gen (not verified) on

ky eshte lajm i mire. te mos kesh shanset qe shqiperia ka patur ne vitet 90.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.