From Paris with love..! 20 bomba në sulmin e parë ajror të Francës në Siri
Avionët francezë kanë hedhur rreth 20 bomba në operacionin e gjerë të dielën në mbrëmje në territoret e Shtetit Islamik. Sulmet ajrore kanë patur në shenjestër qytetin Raka, ku mësohet se janë goditur rreth 30 objekte armike.
Kryeministri francez, Manuel Vals paralajmëroi për sulme të tjera, pas bastisjeve dhe kontrolleve të policisë në të gjithë vendin. Paralelisht policia vazhdon operacionin për kapjen e bashkëpunëtorit të celulës terroriste qe organizoi masakren.
26 vjecari Abdelslam Salah, besohet së është ndaluar fillimisht nga policët dhe më pas është lënë i lirë.Media franceze raportoi se operacioni po zhvillohet në Bobonji, në periferi të Parisit. Kontrolle u bënë edhe në Xhemont, pranë kufirit me Belgjikën, në Grenoblë dhe Tuluzë.
Disa nga predhat që bombarduan mbrëmjen e së dielës kryeqytetin e Kalifatit Islamik Raqqa, kishin një mesazh të shkruar mbi to: "From Paris with love" ose në shqip "Me dashuri nga Parisi"
Add new comment