Kim Mehmeti: Në Tiranë politika është spektakël me aktor kryesor kryeministrin

Postuar në 12 Nëntor, 2015 14:31

Gjatë prezantimit librit të tij “Shpërngulja e të vdekurve” në Panairin e Librit, shkrimtari Kim Mehmeti dhe edhe disa konsiderata mbi raportin që klasa politike në Tiranë ka krijuar me shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të tjera në Ballkan. Mbi të gjitha një perceptim zhgënjyes për një kryeministër që sillet si prezantues televiziv. “Më irriton ndonjëherë sesa të pakujdesshëm jemi ndaj njëri-tjetrit. Sesi Tirana, për shembull, nuk sillet ashtu siç i ka hije një Piemonti kulturor, që nuk i merr mbi vete obligimet që ka. Dhe e di pse ndodh: Ngaqë në Tiranë politika është kuptuar pak edhe si spektakël televiziv, ku kryeministri është aktori kryesor. Shpesh mendoj se qeveritarët e Shqipërisë nuk kanë kabinet, por kanë studiot televizive, sepse vetëm aty i sheh. Kam frikë të hap edhe frigoriferin, sepse edhe nga aty del ndonjë ministër dhe në këto rrethana, më e habitshme është që flitet edhe për seksin e mizave që fluturojnë mbi Shqipërinë, mbi peshqit më të ushqyeshëm, por asnjëherë nuk diskutohet për çarjen e kulturës në luginën e Preshevës, çfarë bëjnë shqiptarët në Maqedoni, as diskutohet kur dalim në protesta ne dhe futet edhe policia maqedonase. Asnjëherë nuk kam dëgjuar çfarë bëri ky mëmëdhe për ne që ishim atje? Shqipëria nuk na ka asgjë borxh neve, por ka borxh ndaj vetvetes. Borxhi ndaj Shqipërisë është që të funksionojmë si një vëllazëri që mund të jetojë edhe në 3-4 shtëpi të ndara, por duhet ta dijë se cila është ara e kopshti i përbashkët"-theksoi shkrimtari nga Maqedonia

Comments

Submitted by ing.dardan baza... (not verified) on

Ja ke fut PORDHES perseri z.Kim Mehmeti kur shkruan per Edi Ramen kete fjale, duke treguar nje semundje qe e kemi ne Shqiptaret pothuaj 99%, fol fol se dikush do kenaqet kur pergojon apo sajon per dike, sidomos per Lideret. Turp per nje njeri te letrave me stature te larte.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.