1- “Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm”. 2- “Përveç reformave mos prisni asgjë tjetër”

Postuar në 13 Nëntor, 2015 13:29

Koalicioni është shumë i qëndrueshëm dhe opsioni i zgjedhjeve të parakohshme është një fantazi e medias. Kështu janë shprehur pas takimit të sotshëm, kryeministri Edi Rama dhe aleati i tij, Ilir Meta. Ky i fundit madje ka përjashtuar edhe ndryshimet e mëtejshme në qeveri. “Sa i përket takimit të sotëm, ne çdo të premte mbledhim njësinë e koordinimit të koalicionit. Sot ishte në fokus progres-raporti. Është progres-raporti më i mirë për Shqipërinë, që e vendos Shqipërinë në një nivel të vlerësueshëm lart edhe në raport me vendet që tani janë në periudhë negociatash. Jemi në fund të një viti dhe në prag të një buxheti të ri dhe kemi diskutuar për ecurinë e disa sektorëve dhe do diskutojmë për ecurinë e sektorëve të tjerë për të siguruar rritjen e cilësisë së qeverisjes. Mos prisni gjë tjetër përveç vendosmërisë për të çuar përpara reformat. Mos prisni asgjë nga ato që fantazoni, analizoni dhe komentoni vetë. Zgjedhjet e parakohshme janë pjesë e kësaj fantazie. Largimi i deputetëve të LSI nga Kuvendi është një tjetër fantazi, nuk ka asnjë arsye për të folur për të tilla broçkulla”, tha Rama. Aleati i tij ka përcjellë qëndrimin e vet të ndryshuar për qeverinë, për të cilën vetëm pak kohë më parë e cilësonte si nevojtare impulsesh. “Duke dëgjuar vërejtjet tuaja për mungesën e takimeve në gumsht, po i kompensojmë me takime më të shpeshta kohët e fundit. Ky është një koalicion shumë i qëndrueshëm. Shqetësimin për mungesën e deputetëve në Kuvend do e kemi në konsideratë. Është bërë një traditë, që ditën e parë që formohet qeveria, kërkohen ndryshime të mëtejshme. Në rastin e Naços, ka qenë një veprim i tij. Të tjerat janë shpikje. Çdo lëvizje dhe ndryshim është bërë një konsultim me kryeministrin,” theksoi Meta.

Comments

Submitted by Ra Maugabe Mbeta (not verified) on

Ju kemi zili per qetesine dhe sigurine qe shpallni!
As qe doni t'ja dini per popullin qe ju votoi
Njelloj si per sharjet ndaj njeri tjetrit...

Mugabe Meta dhe vasali i tij ne Propagande Ra Ma Dro, keshtu benin ne Zimbabve ose Zululand, deri kur u del perpara nje hundlesh dhe ...

dhe vjen nje fund per cdo kend...

Submitted by Coli dhe Loli (not verified) on

Rama, fill pas ripajtimit Kobetar me Ilir Meten,
u kujtua serish per Sistemin qe nuk qendron tek Coli apo Loli...

Por ai nuk u kujtuA TE SHPJEGONTE difrencen mes Carapulit dhe Papulit.

apo mes Aleksander Frangajt me Aleksander Frangajt...

Na lajmeroni, ju lutem kur te mbaroj Fjalimin, qe te kthehemi ne Shqiperi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.