Rekord i ri politik, 70 kandidatë për të drejtuar PS-në e Vlorës
Të drejtosh një parti politike qoftë edhe në nivel lokal në Shqipëri është e provuar se të jep mundësinë për t'u pasuruar falë lidhjeve dhe autoriteti që të jep pushteti. Aq më tepër kur dëshmitë e historive të suksesit në karrierën e kryetarëve të degëve janë me bollëk për të mos folur për pushtetin e deputetëve dhe sidomos për një qark si Vlora.
Anëtarësia socialiste është shumë e lidhur me partinë, ç'ka e provon edhe numri besnik i votave në zgjedhje ndaj dhe karrierën politike lokale baza e e Vlorës ka nisur ta shohë si një mundësi për të siguruar pasuri dhe pushtet. Në zgjedhjet për kryetar të degës lokale të Vlorëz janë paraqitur jo pak, por 70 kandidatura. Lajmi konfimohet nga burime zyrtare, të cilet kanë saktësuar se emrat janë propozuar nga anetarë të kryesisë, drejtues institucionesh e anetarë të organizatave bazë.
Emrat e propozuar jane renditur sipas numrit të propozuesve, ku listën e kryeson keu aktual i PS, Edmond Leka me 27 propozime, i cili pasohet nga Laura Ferhati, me 23 propozime, kjo e fundit e njohur si bashkepunetorë e ngushtë e koordinatorit politik të qarkut, deputetit Kokëdhima.
Sipas burimeve, 70 emrat e propozuar do të diskutohen në kryesinë e PS, bashkinë Vlorës, e pas kësaj do të perzgjidhen vetëm 10 emra, që do të përcillen në selinë qëndrore të Partisë Socialiste.
Do të jenë më tej vetëm 3 emra që do t'i propozohen kreun të Partisë Socialsite, Edi Rama dhe grupit të ngushtë të punës të ngritur prej tij, për të zgjedhur më tej emrin që do te drejtojë socialistët e Vlorës.
Sipas burimeve paralelisht me ketë proces të zgjedhjes së kryetarit, i cili duhet të përfundojë brenda datës 15 dhjetor, po kryhen edhe anëtarisimet në parti, ku edhe me ketë proces po merret zyra e koordinatorit politik, Koço Kokëdhima.
Add new comment