Ministria e Mbrojtjes, përgjigje me dokumente akuzave të PD-së. Dhe një akuzë për KLSH-në

Postuar në 08 Nëntor, 2015 16:18

Partia Demokratike ka akuzuar sot ministren e Mbrojtjes dhe institucionin në tërësi për shkelje në blerjen e makinave të blinduara për Policinë Ushtarake. Ndaj këtij qëndrimi, ka reaguar zv.ministri Petro Koçi, i cili ka bërë publike edhe dokumentet përkatëse, duke shtuar një kundërakuzë për Kontrollin e Lartë të Shtetit. Sipas Koçit, lëvizjet e fundit të KLSH-së, kreut të saj, Bujar Leskaj, udhëhiqen nga një axhendë politike e këtij të fundit, që synon përfshirjen në listat e deputetëve të PD-së për zgjedhjet e ardhshme. PO kështu zv.ministri ka dhënë përgjigje edhe për akuzat e djeshme të PD-së ndaj këtij dikasteri. Më poshtë deklarata e plotë e Koçit:

“Sot opozita konsideroi shkelje blerjen e makinave të blinduara për Policinë ushtarake. Sqarojmë opinionin se: VKM-ja  e tetorit 2008 për prokurimet ushtarake, përcakton qartë procedurat e blerjes dhe prokurimeve nga Ministria e Mbrojtjes të mallrave të përjashtuara nga ligji i prokurimit publik. Bazuar në VKM, përcaktimi i vlerës së projektit bëhet vetëm nga grupi i punës me ekspertë të fushës dhe pas miratimit nga bordi i modernizimit, alternativa që plotëson kushtet teknike më të mira kthehet në projekt të zbatueshëm. Kjo aleternativë e konstatuar nga grupi i punës është përzgjedhur si aleternativa më e mirë dhe i është dërguar kompanive të listuara nga NATO për çmim dhe disponibilitet. 0Vlen të theksohet se oferta e përzgjedhur si fituese është 530.000 euro më e ulët se oferta fillestare e dhënë nga kompania që vjen nga një vend aleat NATO, kjo falë negociatave të zhvilluara në Ministrinë e Mbrojtjes.

 

Dy; tenderi për rikonstruksionin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Procedura e zhvilluar ka qenë e hapur për të gjithë operatorët e interesuar, konform kuadrit ligjor në fuqi. Në këtë garë kanë marrë pjesë 17 firma, ndërsa fituesi nuk është një shoqëri ashtu sic pretendohet nga Partia Demokratike, por bashkimi i dy operatorëve ekonomike. Të dyja këto shoqëri kanë si objekt të veprimtarisë së tyre tregtare ndërtimin dhe rikonstruksionet e objekteve të ndryshme, lehtësisht e verifikueshme në QKR. Ndodh që një kompani ka licensë edhe për pastrim ndërkohë që ka licensë për të ndërtuar  edhe hidorcentrale. Të dyja shoqëritë kanë licensë për të gjitha kategoritë e kërkuara në zbatimin e kontratës.

 

Tre:

Ripërsërisim se në tenderi për blerje, furnizim, instalim dhe vënie në punë të Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare, ndryshe sa pretendohet nga PD, kompania e përzgjedhur është përfaqësuesi zyrtar i kompanisë “GEM Elektronika”, prodhues i radarëve egzistues. E njëjta kompani, është marrë me mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve përgjatë periudhës 2010 - 2011. Ajo është certifikuar nga Drejtoria e Sigurisë Informacioni të Klasifikuar që në vitin 2010, kohë në të cilën ofronte riparimin e radarëve pranë Forcave të Armatosura. Fakti që e njëjta kompani me eksperiencë vazhdon të mirëmbajë rrjetin përbën një avantazh, i cili nuk u shfrytëzua në vitet kur qeveriste Partia Demokratike dhe si pasojë i gjithë vëzhgimi i hapësirës detare u la në errësirë të plotë për të lehtësuar trafiqet e paligjshme. Do kishim dashur që përfaqësuesit e PD-së të dilnin e të thonin çfarë ndodhi me hapësirën detare dhe sigurinë kombëtare gjatë dy viteve që radarët nuk punuan.

Së fundmi dy fjalë për Kontrollin e Lartë të shtetit.

Kemi të dhëna të presionit të ushtruar mbi kontrollorët e KLSH-së të kërcënuar me pushim nga puna nëse do raportonin se veprimtaria e Ministrisë ishte e “Bardhë” ashtu siç ata raportuan fillimisht. Fatkeqësisht KLSH është kthyer në vegël e industrisë së shpifjes nën drejtimin e Bujar Leskajt, ish-deputet i PD, që mesa duket po i shërben me zell partisë së tij për t’u rishfaqur si deputet në zgjedhjet e ardhshme! Nëse ka një sjellje barbarisht antiligjore sot në një institucion kjo është sjellja e KLSh”.

Comments

Submitted by ali (not verified) on

Kush eshte emri I kompanise perfaqesuese?
Te pakten transparenca duhet e plote, ministria e mbrojtjes duhet te Na tregoje, ta dime dhe ne QE kjo kompani pa emer mund te jete e lidhur dhe me eksperience Te gjate per korrupsion ne institucione Te larta

Submitted by Ali baba (not verified) on

Nuk di te lexosh or ti AL, apo si e ke hallin, apo ben te xgjuarin idiot ?
E ke te skruar, e zeza mbi te bardhe, firma IDEA-tel, me perfaqesues Idlir KARKINI
Firmosur nga k/ admiral Kudret Cela, me 1.8.2011.
Me qarte se kaq nuk ka ku shkon.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.