Përpara kongresit, Ruçi: “Vlerësoj Edi Ramën për vizionin dhe përkushtimin”
Qeveria nuk po kalon ditë të mira. Kjo është e qartë si drita e diellit dhe një provë për këtë është irritimi kosntant i kryeministrit me mediat. Mirëpo problemet janë reale, nuk janë shpikur nga mediat dhe ndërkohë që ministra të ndryshëm përfliten për tendera e çdo gjë, poshtë, aty ku Edi Rama flet për Shqipërinë e vërtetë, gjërat janë rënduar. Sidomos ekonomikisht. Me sa duket një ndërhyrje duhet të isë dhe ajo ka zënë fill në planin politik. Meqenëse përpara është kongresi i PS-së, i pari në linjë është vënë Gramoz Ruçi, mbështetja e të cilit për Edi Ramën është e domosdoshme. Në një intervistë për “Vizion Plus”, Ruçi ka konfirmuar mbështetjen e tij, madje ka folur për një vizon të qartë të Edi Ramës: “Unë e njoh mirë Edi Ramen dhe besoj që njeriu më i pakënaqur në atë qeveri është vetë Edi Rama. Pasi kam kaluar shumë kryeministra në këto 25 vjet dhe e vlerësoj për vizionin që ka për qeverisje, për përkushtimin, për energjinë, për kohën që vë në dispozicion për marrëdhëniet që ndërton. Një njeri që ka një vizon të tillë, një përkushtim dhe një ambicie të tillë natyrisht që është i pakënaqur me efektivitetin dhe nuk është i lumtur Edi Rama. Ndryshimi i qeverisë është ekskluzivitet dhe atribut vetëm i atij që drejton kabinetin dhe ai merr përsipër edhe kostot”, tha Ruçi. Ai ka shtuar se të gjithë drejtuesit e PS-së do të nisin një tur në bazë ku do të shikohen nga afër problemet.
Add new comment