Prognoza e Nishanit për zhvillimet në Shqipëri: "Do ushtojnë prapë thirrjet liri, demokraci". Në emër të qeverisë përgjigjet ambasadori Hoffman
Presidenti Nishani parashikon një përsëritje të "revolucionit demokratik" të viteve 90' nëse politika do të ecë në shinat që ka ndërtuar në këto 25 vjet dhe sidomos në vitet e fundit. Më tepër sesa një parashikim për zhvillimet politike, kjo deklaratë e Nishanit është një tjetër shërbim për ish-shefin e tij Sali Berisha që pak ditë më parë bëri thirrje për një revolucion demokratik për të përmbysur qeverinë Rama-Meta.
"Nëse duam që ky vend të bëhet, nëse duam të njohim historinë tonë dhe nuk nxjerrim mësime nga gabimet e së kaluarës dhe nuk mbledhim mendjen që klasa politike të jetë në devotshmëri të popullit atëherë thirrjet për liri dhe demokraci do të ushtojnë"-deklaroi Nishani në një takim me studentët. I kudondodhuri ambasadori gjerman që të kujton zellshmërinë e ambasadorëve amerikanë, Arvizu e Uithers për të qenë të pranishëm në çdo aktivitet është kundërpërgjigjur në të njëjtin takim, duke mbështetur veprimet e qeverisë oër ndërtimin e bunkerit në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes.
"Propozimet e bëra nga të burgosurit politikë për të patur vende në kujtim të diktaturës siç është burgu i Spaçit nuk janë dëgjuar shumë. Lidhur me bunkerin në Ministrinë e Brendshme, të cilat janë dëshmi e së kaluarës mendoj se dyshimet se ka një nostalgji për të kaluarën në Shqipëri nuk i kam kuptuar. trajtimi i së kaluarës komuniste duhet të shihet i shkëputur nga akuzat politike"-theksoi Hoffman që po përpiqet ta vendosë veten në pozitat e një aktori të rëndësishëm politik, meqënëse përfaqëson Gjermaninë e fortë të Europës dhe kancelares Merkel.
Add new comment