Emrat për nëntë vende vakant për prokuror mbërrijnë në Presidencë
Kreu i organit të Akuzës, Adriatik Llalla, ka dërguar në Preisdencë për dekretim, emrin e 9 kandidatëve për prokuror. Janë oficerë të Policisë Gjyqësore, të cilët kanë kaluar testimin e që pas shpalljes së vendeve vakante në prokuroritë e rretheve Dibër, Sarandë, Mat, Pukë, Tropojë, Kurbin, Gjirokastër, Kukës dhe Krujë, pretendojnë emërimin. Testimi dhe rezultatet e tij ishin kriteri i shpalljes së numrit të vendeve për emërim, pasi siç raportohet, ka nevojë për më shumë prokuroirë. News24 zbardh edhe emrat që janë: Emror Kasaj, Elidon Hysenaj, Mirela Kapo, Alma Bramo, Urim Buci, Jonad Bara, Gëzim Çopa dhe Bledar Valikaj.
Add new comment