Ekstremistët e djathtë në Francë kërkojnë dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Fabius pas urdhërarrestit ndaj djalit të tij
Sipas AFP Fronti Kombëtar kërkoi sot dorëheqjen e ministrit francez të Punëve të Jashtme, Laurent Fabius për shkak të lëshimit të një urdhërarresti nga SHBA-ja ndaj djalit të tij për përdorimin e çeqeve të falsifikuara, të shpërndara në kazinotë e Las Vegasit.
“Pa paragjykuar kërkesën e Gjykatës, e lëshuar për ndjekje penale ndaj Thomas Fabius, Fronti Kombëtar vlerësoi se mandatarresti i lëshuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj djalit të ministrit francez të Punëve të Jashtme, nuk e lejon këtë të fundit të mbajë më këtë post”, shkruan Fronti Kombëtar në një komunikatë.
Thomas Fabius, 33 vjeç, është bërë objekt i një mandatarresti nga SHBA-ja për një natë të shfrenuar në Las Vegas në majin e vitit 2012 gjatë së cilës ai ka shpërndarë në kazino çeqe të falsifikuara me një vlerë totale prej 3,5 milionë dollarësh.
“Në fakt nuk është e parashikueshme që të merren në konsideratë faktet personale, të cilat përbëjnë elemente të shtuara presioni duke mos vënë në pikëpyetje ushtrimin e detyrës së ministrit natyrisht rreth një çështje të një rëndësie të veçantë, që do të çohet për t’u diskutuar dhe negociuar në mënyrë ligjore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon partia e ektremit të djathtë.
Add new comment