Ngjashmëritë me Gjeorgjinë dhe rrëzimi nga Komisioni i Venecias i testit të drogës
Opozita ka vendosur si kusht për miratimin e ligjit për dekriminalizimit përfshirjen e një neni për kryerjen e testit të drogës nga të gjithë kandidatët për deputetë apo funksione të rëndësishme publike. Sicc dihet drafti i është ccuar për mendim Komisionit të Venecias.
Por sa shannse që ky propozim të marrë miratimin e Komisionit të Venecias?. Abc Neës thotë se në vitin 2011 dhe Gjeorgjisë i është rekomanduar ta heqë testin e drogës nga drafti i kodit zgjedhor. Edhe ata kërkonin që kush dilte pozitiv në testin e drogës t’i ndërpritej mandati.
Komisoni Europian për demokraci përmes ligjit, pra Komisioni i Venecias ashtu dhe ODIHR, zyra e OSBE-së për institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut, dhanë mendim të përbashkët, ku është rekomanduar heqja e testit të drogës nga drafti i gjeorgjianëve.
Përveç vështirësive teknike që shkojnë se deri në sa teste pozitive droge përgjatë periudhës kohore janë të barazvlefshme me “varësinë ndaj drogës”, Opinioni vë theksin tek parimi universal i votës.
“Këto parashikime janë problematike përsa i përket parimit universal të votës dhe nuk janë në të njëjtën linjë me paragrafin 7.9 të Dokumentit të Kopenhagenit të OSBE-së të vitit 1990, i cili parashikon që “kandidatët të cilët marrin numrin e mjaftueshëm të votave të përcaktuara me ligj marrin postin, sipas rregullit”. Siç rekomandohet nga opinionet e shkuara të Komisionit të Venecias dhe të OSBE/ODHIR-it, këto nene të projektligjit, duhet të hiqen”.
Add new comment