3.4 milion dollarë dekodera për familjet në nevojë. VKM e qeverisë që luan me paratë e të gjithëve

Postuar në 27 Tetor, 2015 20:21

3.4 milionë dollarë ka akorduar qeveria shqiptare si pjesë e fondit për familjet në nevojë. Fond që do të shkojë për pajisjen e këtyre familjeve me dekodera dixhitalë. Për çfarë jepet ndihma për familjet në nevojë? Jepet për nevojat jetike që kanë këto familje, për të cilat kemi rënë dakord të paguajmë të gjithë. Por qeveria mendon se “moshën e internetit” familjet shqiptare në nevojë kanë nevojë edhe për të parë Digitalbin, Tring apo ndonjë operator tjetër që ofron shërbime të tilla. 3.4 milionë dollarë për një prokurim që me gjasë do të shkojë te kompania Digitalb, e cila për muajin shtator, ka informacione se pësoi rënie në masën 60%. Vendimi, që mban firmën e Niko Peleshit dhe Blendi Klosit është i datës 16 shtator 2015 dhe publikohet nga Nisma Thurje. Nuk jepet as se cila do të jetë kompania që do të bëjë shërbimin, çmimi për njësi, që është i ndryshëm në treg dhe as arsyeja. Ndërkohë proceis i dixhitalizimit të Televizionit Publik ka nisur, por asgjë nuk duket se do të realizohet. Qeveria nuk sqaron nëse këto dekodera do të jenë për TVSh-në dixhitale, por edhe nëse është kështu, përveç ndonjë vendi nga Gjiri Persik, që luan mbi miliarda të naftës, asnjë qeveri normale nuk sheh si asistencë për familjet në nevojë, dekodera dixhitalë. Kjo ka vetëm një emër: vjedhje dhe klientelizëm.   

Comments

Submitted by shoket (not verified) on

he se jane shoke keta i ndajne bashke parate. nuk zihen si keta ujqit e tjere .

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.