Bruksel, Rama takim me Vuçiç për emigrantët: Shqipëria mund të preket në dimër

Postuar në 26 Tetor, 2015 09:21

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se Shqipëria mund të preket nga fluksi i emigrantëve që përdorin si rrugë kalimi vendet e Ballkanit për të shkuar drejt vendeve të zhvilluara europiane. Kreu i qeverisë ndodhej në Bruksel për samitin e organizuar nga Presidenti i KE, Jean Claude Juncker dhe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, me fokus krizën e refugjatëve. Në fotot e publikuara në profilin e tij në rrjetin social “Facebook, Rama shihet se ka pasur edhe një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiçi edhe pse nuk ka njoftime mbi temën e diskutimit mes tyre. Ndërsa në fokus të samitit ka qenë përballja me krizën e emigrantëve drejt vendeve të BE­së. Më herët, në një deklaratë të shkurtër për mediat para fillimit të samitit me vendet e Ballkanit si Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia, Rama tha se “besohet që me ardhjen e dimrit, ekziston mundësia për një rrugë të re të devijuar drejt vendeve tona”. Rama shtoi se ky takim është një domosdoshmëri për t’u koordinuar në nivelin rajonal dhe europian dhe padyshim ‘edhe Shqipëria ka vendin e vet në këtë moment kaq delikat dhe të rëndësishëm për atë që jemi dhe atë që do të jemi nesër si europianë’.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.