Disa receta për Canin nga ish-ministri Angjeli në faqet e gazetës “Shekulli”
Ajo çfarë është bërë mirë dhe çfarë nuk ka shkuar siç duhet është një trajektore që për ish-ministrin e Financave, Anastas Angjeli mund të përkufizojë ecurinë e ekonomisë sot dhe politikat e ndjekura në këtë 2 vjeçar të qeverisë. Angjeli është intervistuar nga gazeta “shekulli”, një e përditshme afër qeverisë për të dhënë konsiderata mbi aksionet e ndërmarra nga qeveria dhe reformën fiskale që mban autorësinë e ministrit aktual, Shkëlqim Cani. Sipas tij, mungesa e një hovi ekonomik, nuk lidhet aq me informalitetin në ekonomi sesa me mungesën e ndryshimeve strukturore që do të bënin të mundur thithjen e invesimeve të huaja.
“Të ardhurat prej kësaj nisme janë rritur dhe nuk janë ulur, por ka zëra të tjerë që nuk jan ë realizuar dhe këto mosrealizime nuk duhet t’I mvishen kësaj reforme që deri tani ka dhënë dhe do të japë rezultate. A ka abuzime me këtë punë të madhe që po bëhet? Patjetër që ka dhe abuzime, por e rëndësishme është që kjo reform të mos bëhet diskriminuese. Vendi ka nevojë për një reform po aq të rëndësishme të legjislacionit ekonomik, të Kodit Tregëtar e të disa akteve të tjera që lidhen me reformën rregullatore me qëllim krijimin e një klime të re të të bërit biznes me më shumë liri ekonomike dhe më shumë siguri për biznesin. Kjo do të ndikojë patjetër në forcimin e rritjes ekonomike të vendit drejt një modeli të ri që ka filluar të përshfaqet, por do akoma shumë mund dhe punë që të zbatohet si një i tërë.”-thekson Angjeli.
Sipas tij, parashikimet në buxhet kishin qenë më shumë optimiste nga sa duhet dhe për këtë parashikon një tjetër rishikim të buxhetit në muajin nëntor. “Parashike të tilla mesa duket duhet të ndjekin më shumë dinamikën e zhivillimeve ekonomike të brendshme, por edhe të zhvillimeve të jashtme, veçantërishtë të partnerëve tanë ekonomikë e tregëtarë”nënvizon –ish-ministri.
Në fund Angjeli thotë se problem i ekonomisë shqiptare mbetet mungesa e ndikimit të zhvillimeve ekonomike në rritjen e punësimit. “Ritmet e rritjes sot nuk janë në atë nivel që krijojnë premise të suksesshme për punësim, por merita është që në këto kushte të krijojë hapësira për vetëpunësim dhe për mbështetje bizneseve që rrisin punësimin”-thekson ish-ministri.
Add new comment