DPT denoncon evazionin fiskal, priten arrestime të biznesmenëve të mëdhenj
Në fund të tetorit, paralajmërohen arrestime në rradhët e përfaqësuesve të biznesit të madh për evazion fiskal. Në kuadër të aksionit kundër informalitetit, Policia e Shtetit kërkon të arrestojë emra të njohur të biznesit. Lajmi për arrestimet nga burime të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për “News24”. Bëhet fjalë për kompani që janë kapur me evazion fiskal gjatë fazës së parë të operacionit anti informalitet në muajt shtator dhe tetor.
Ndërkohë “Ora News” raporton se lajmi bëhet i ditur për të nga burime të besueshme brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Bizneset në fjalë janë kapur me evazion gjatë fazës së parë të operacionit anti informalitet në muajt shtator dhe tetor. Ata ushtrojnë aktivitet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë me shtrirje në disa qytete të vendit.
Arrestimet te biznesi i madh do të jenë hapi i dytë pas gjobitjes së bizneseve për mospajisje me kasë fiskale dhe moslëshim të kuponit tatimor.
Add new comment