Shpallet në kërkim për drogë administratori ‘kauboj’ i PS në Kaçinar të Mirditës
Policia ka shpallur në kërkim administratorin socialist të Njësisë Kaçinar në bashkinë e Mirditës, Petrit Bardhi, i akuzuar për trafik kanabisi drejt Greqisë. Bardhi ka qenë i dënuar më parë për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Bashkë me të policia shpalli në kërkim edhe vëllain Florian Bardhi, ndërsa arrestoi shtetasin Simon Beqiri si kreun e grupit. Në shtëpinë e këtij të fundit u gjetën 424 kg kanabis që do trafikohej drejt Greqisë. Droga mendohet se ishte ne pronësi të vëllezërve Bardhi.
Petrit Bardhi, ndonëse adimisitrator i Kaçinarit nuk është i panjohur për policinë. Në Maj të këtij viti ai u shoqërua në Policinë e Tiranës, pasi në makinën e tij iu gjet një pistoletë, por pas verifikimeve, ai u lirua, madje duke thënë se arrestimi i tij ishte politik.
Asokohe Bardhi ishte shprehur i zhgënjyer me Rilindjen pasi i kishin arrestuar edhe djalin në Sarandë. “Kjo Rilindje na ka mashtruar të gjithëve në vitin 2013 dhenuk ka mbajtur asnjë premtim. “Mua më kanë djegur edhe makinën dhe asnjë person nuk është vendosur përpara drejtësisë për këtë çështje, edhe pse i kam denoncuar me emra,” theksoi ai.
43-vjeçari Petrit Bardhi është mjaft i njohur, pasi për dy mandate ishte në krye të komunës Kaçinar si përfaqësues i Partisë Socialiste, ndërsa me ndarjen e re administrative ai është zgjedhur administrator i Kaçinarit.
Add new comment