Autizmi si investim politik. Rasti TB
Emri: Taulant (Balla). Profesioni: Deklarataxhi. Kredenciali: Autik në...Lul(ë)zim
Autizmi është një çrregullim shumë serioz. Për familjen dhe të afërmit e të prekurit është thuajse një mallkim. Deri këtu kemi të bëjmë me përkufizime që pranohen në rendin human të gjërave. Por rrugët e Zotit janë të pafundme. Autizmi, vlerësuar nga perspektiva e simptomës përsëritëse mund të kapitalizohet si atu politike me synim zhurmimin. Për ta kuptuar kemi shembullin e sotshëm. Opozita akuzon se qeveria ka falur, ose vjedhur 600 milionë euro me CEZ. Nuk po gjykojmë është apo jo e vërtetë, por shikoni përgjigjen e Ballës(që i biem në qafë pa të drejtë e të na falë se këtu përfaqëson partinë): “Lulzim Basha gjeti sot kurajon të dalë dhe të kërkojë llogari për shpifjet që ai vet ia servir publikut çdo ditë. Luli, i cili vet është person ne kerkim nga drejtësia për vjedhjen e 230 milionë euro në rrugën Durrës - Kukës, akuzë për të cilën i shpëtoi gjykimit përmes raporteve qesharake mjekësore dhe që sot gjen kurajën të trashë zërin dhe të hedhë baltë...Luli, i cili për katër vite me radhë fjeti gjumë në zyrën e Kryebashkiakut të Tiranës dhe që shumë shpejt do duhet të japë llogari për lejet e ndërtimit abuzive...Luli, ai që tradhtoi kombin shqiptar dhe Republikën tonë, ai që shkeli kushtetutën duke i falur Greqisë hapësirën tonë detare, sovrane. Luli, që bashkë me Saliun privatizuan CEZ në mënyrën më të turpshme...”. Një frymëmarrje me diafragmë për të nisur sërish nxjerrjen e dioksidit të karbonit me emrin tregëtar “Lul”. “Prandaj, Luli, përpara se të dalë i krekosur për të kërkuar llogari, duhet të japë llogari vetë. Ne e kuptojmë se Luli, duke e ditur sa thellë dhe sa keq është zhytur vetë, tenton të hedhë baltë mbi të tjerët. Por asnjë shqiptar dhe asnjë shqiptare nuk e merr fare seriozisht Lulin”. Luli pra qenka nëna e të zezave dhe ndaj ai nuk duhet të flasë. Padyshim që Balla ka plot vëllezër në autizmin e tij politik. Autizëm i cili gjen patjetër mjedisin craniometrik të duhur, por që është edhe pak si biçim vullnetarizmi. Ndoshta këtu e kishte fjalën edhe ministri Blendi Klosi, kur propozoi ligjin për vullnetarizmin: për këtë veprimtari duhen njohur kontributet, qoftë edhe për efekt pensioni të veçantë. Qenka me leverdi.
Add new comment