Nëndrejtori i Burgjeve, Ramës: Meta po na ha vendet e punës, të paktën të marrim burgun e Fierit…
Një letër e dërguar kryeministrit Rama nga nëndrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, socialisti Bledar Skënderi, botuar sot në GSH, pasqyron konfliktin PS-LSI në punësimet e administratës së burgjeve. Letra është shkruar pak muaj më parë, por duket se nga disa materiale të ngjashme të zbuluara gjatë qeverisjes PD-LSI, asgjë nuk ka ndryshuar.
Letra e plotë:
“I nderuar zoti Kryeministër! Jam Bledar Skënderi Zv.Drejtor i Përgjithëm i Burgjeve. Së pari Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin, por ndoshta jam dhe i vonuar për këtë raportim.
Në përgjithësi situata e sigurisë në burgje dhe parburgime është e mirë dhe në kontroll. Aktualisht kemi 22 institucione (IEVP) ku vuajnë 5600 të dënuar dhe parburgosur.
Desha të ngreja disa shqetësime në lidhje me mbarëvajtjen e punës në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve (DPB). Në institucionet ku janë Drejtues të propozuar nga ne (PS), jemi përpjekur të respektojmë marrëveshjen bashkëqeverisëse PS+LSI. Në institucione ku janë drejtues të LSI pothuajse nuk respektohet fare marrëveshja, kjo dhe për faktin se të gjitha emerimet, civilë apo staf policor janë kompetencë e Drejtorit të Përgjithëm”.
“Drejtorët e institucioneve (burgje apo paraburgime) të emëruar nga PS në përgjithësi janë njerëz seriozë, të përkushtuar dhe kemi një frymë të mirë bashkëpunimi.
Përjashtim bën Drejtori i Paraburgimit 313 Jordan Misja zoti Sajmir Allushi, i cili 70 % të emërimeve i ka bërë nga zona e tij Komuna Dajt dhe një pjesë të mirë të tyre, njerëz të tij të afërt.
Që ditët e para të emërimit asnjeherë nuk ka denjuar të mbajë kontakte me mua si titullari më i lartë i PS-së në DPB. Si pasojë ka krijuar probleme pasi punësimet i ka kryer jashtë listës zyrtare të dërguar nga PS Tiranë ku ishte bërë një shpërndarje midis të gjitha njësive bashkiake.
Dua të theksoj faktin se është drejtori i vetëm i joni në Tiranë nga 5 institucione që ka në Tiran.
Përsa i përket punësimeve është shumë e rëndësishme që Burgu i ri i Fierit që hapet për 3-4 muaj të drejtohet nga një drejtor i Ps-së pasi do të ketë rreth 700 veta staf.
Në përgjithësi të gjitha emrërimet në stafet drejtuese të Policisë së Burgjeve (shefa policie dhe oficerë) janë marë nga jashtë sistemit, njerëz jo me formimin e duhur profesional dhe kjo po cënon sigurinë në institucione.
Në DPB ka rreth 6 vjet që nuk pajisen stafet policore me uniforma dhe situata do një ndërhyrje urgjente.
Kemi nevojë për makina (furgona) për transportin e të burgosurve.
Do ndërhyrje në sistemet e vrojtimit me kamera në shumicën e institucioneve.
Përsa i përket arritjeve dua të theksoj se jemi përpjekur të minimizojmë rastet korruptive sidomos në proceduart e dhënies së lejeve për të burgosurit qoftë me ndërhyrje ligjore ashtu dhe nëpërmjet monitorimit nga një bord i posacëm i ngritur në DPB që verifikon rast pas rasti të gjitha procedurat e dhënies së lejeve.
Në lidhje me procedurat e prokurimeve dua të theksoj faktin se të gjitha vendimet e Komisioneve te Vlerësimit të Ofertave janë ndryshuar nga Komisioni i Prokurimit Publik,duke sjelle për pasojë që furnizimet me ushqime i bëjnë të njëjtat firma që kanë furnizuar këto 8 vjet”.
Add new comment