Përgatiteni vetë deodorantin natyral
Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje nëse blejnë deodorant ose antiperspirant, e ata nuk janë të njëjtë. Deodoranti përdoret për neutralizimin e aromave të pakëndshme të trupit, që shfaqen në prekje të djersës me bakteret, kështu që deodoranti parandalon djersitjen. Antiperspirantët përmbajnë kemikate të ndryshme që e kanë fuqinë të ndalojnë djersitjen. Mjekët shpesh paralajmërojnë se antiperspirantët nuk janë të shëndetshëm, dhe se aty vendoset alumin, efekti i të cilit ndërlidhet me shfaqjen e kancerit të gjirit dhe sëmundjen e Alzheimer-it. Nëpër shitore shpeshherë mund të gjeni kombinime midis deodorantit dhe antiperspirantëve, kështu që para blerjes, më së miri është të lexoni deklaratat. Situatë ideale do të ishte sikur të hidhni nga përdorimi këto preparate dhe të filloni me preparatet natyrale, të cilat mund t’i përgatisni vetë, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Për përgatitjen e deodorantit natyral ju nevojiten:
■1.5 decilitra vaj ulliri
■10 gramë dyllë të bletëve
■gjethe të livandës
■gjethe të rozmarinës
■tri lugë e gjysmë sodë bikarboni
Përgatitja:
Livandën e tharë dhe rozmarinën e freskët i vendosni në vaj ulliri dhe e mbani në diell për disa ditë. Më pas, vajin e ullirit e ngrohni aq sa të mund të shkrihet nga dylli Në fund shtoni sodën e bikarbonit, e vendosni në enë dhe kur përbërësit të bashkohen dhe të ftohen, deodoranti është i gatshëm për përdorim. (KS)
Add new comment