SHBA e gatshme të pezullojë sanksionet ndaj Iranit

Postuar në 18 Tetor, 2015 18:40

Presidenti amerikan Barak Obama kërkoi zyrtarisht sot nga qeveria amerikane të përgatisë raportin për pezullimin e sanksioneve kundër Iranit. Ky vendim vjen pas arritjes së marrëveshjes mes dy fuqive të mëdha për programin bërthamor të Iranit  të nënshkruar në korrik 14 të këtij viti. Kjo ditë shënon fundin e një periudhe prej 90 ditësh pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së të një rezolute që miratoi marrëveshjen diplomatike mes dy vendeve.

"Me anë të kësaj unë kërkoj nga ju që të merrni të gjitha masat e nevojshme për të vënë në zbatim angazhimet amerikane në lidhje me sanksionet", tha Barack Obama në një shënim drejtuar zyrtarëve të qeverisë së tij ku përfshihet (shërbimi diplomatik, ministria e Financave, Tregtisë , Energjisë).

Irani duhet të fillojë të asgjesojë një pjesë të madhe të objekteve të saj bërthamore, një proces që do të zgjasë me, në fund të të cilit sanksionet perëndimore ndaj Iranit do të pezullohen”-shkruan Obama në letrën e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.