Kush po e vret idealizmin e kurdëve? A po krijohen shkaqe që Turqia të hyjë ushtarakisht në Siri?

Postuar në 12 Tetor, 2015 12:46

97 të vrarët që përgjakën Ankaranë në "Marshimin e Paqes" ishin mbështetës të partisë prokurde të Demokracisë së Popujve. Içetin Çevik, fotoja e të cilit ka bërë xhiron e botës është një mësues që ishte zhvendosur në Ankara pasi vajza e tij kishte studimet në kryeqytetin turk.
Ajo ishte një nga viktimat e shpërthimeve kamikaze që tronditën të shtunën Turqinë, ndërsa babai i saj jepte mësime falas në rrethinat e Ankarasë. Ata dhe të tjerët që ishin pjesëmarrës në marshimin e paqes janë vetëm viktimat, kushdo qofshin autorët e kësaj masakre, simpatizantë apo kundërshtarë të presidentit Erdogan.
Koneksti në të cilin ndodh kjo ngjarje është i tillë që mund të çojë në shumë interpretime lidhur me dorën që fshihet pas këtyre sulmeve kamikaze.
Masakra e Ankarasë vjen në një klimë të tendosur të marrëdhënieve ruso-turke për shkak të konfliktit në Siri dhe akuzave se Moska ka shkelur hapësirën ajrore të Turqisë.
Qeveria turke e drejton gishtin mbi Shtetin Islamik dhe kjo mund të lëegjitimojë një futje të trupave turke në Siri për të luftuar në terren rebelët në një kohë që tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë për ndërhyrjet ushtarake të Moskës në Siri janë rritur.
Shtetet e Bashkuara dhe Britania janë shumë të shqetësuara për provën e forcës që po tregon Rusia në Siri dhe gjithhcka mund të përfundojë në një përplasje në terren.
Kurdët dhe një pjesë e mediave perëndimore akuzojnë presidentin Erogan se me të tilla akte kërkon të instalojë klimën e terrorit në prag të zgjedhjeve parlamentare ku sondazhet nuk janë edhe aq optimiste për presidentin turk.
"Erdogan zgjodhi të bëjë një fushatë elektorale të përgjakshme" shkruan e përditshmja franceze "L' Humanite", duke hedhur dyshime se policia nuk pengoi personat e dyshimtë të kryenin aktet kamikaze. Ndërsa "Liberation" thekson se Erdogan po bëhet gjithmonë e më shumë autokratik nisur nga popullariteti në rënie i tij. Qeveria turke thotë se është afër identifikimit të njërit prej autorëe të masakrës dhe kjo mund të përforcojë opsionin e ndërhyrjes ushtarake të Turqisë në Siri dhe të zgjidhë shumë pikëpyetje për të ardhmen e kauzës idealistëve të kurdëve për një Turqi demokratike dhe pa Erdoganin.
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.