Vendimi/KESH nuk importon më energji. Kjo e drejtë i kalon OSHEE-së

Postuar në 11 Tetor, 2015 17:26

Korporata Energjetike Shqiptare duket se ka humbur të drejtën e importit të energjisë. Enti Rregullator i Energjisë thotë se kjo e drejtë do t’i kalojë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë, që deri më tani ka kryer këtë veprimtari vetëm për të mbuluar humbjet në rrjet. “Deri tani OSHEE ka kryer importe vetëm për të mbuluar humbjet në rrjetin e energjisë, dhe pjesën tjetër që i duhej, edhe nëse nuk kishte prodhim të mjaftueshëm, KESH duhet ta blinte jashtë. Kjo ka shtrenjtuar mjaft kostot për korporatën dhe ka vështirësuar gjendjen e saj financiare, duke qenë se çmimin, me të cilin i shet energjinë kompanisë së shpërndarjes e ka të rregulluar me vendim të ERE-s dhe në shumë raste dilte me humbje. Ndryshimi i modelit të tregut, i cili është përcaktuar edhe në ligjin e ri të energjisë ka bërë që kompanitë OST, OSHEE dhe KESH të mos kenë gati ofertat për tarifat e reja të 2016-ës me të cilën i ofrojnë shërbime njëra – tjetrës, pasi ende nuk kanë dalë aktet nënligjore. Ndryshimi i tregut do t’i zbresë KESH-it detyrën e importit, dhe energjinë që i tepron mund ta eksportojë, por në këtë moment përmbysen dhe parashikimet e planeve financiare të këtyre ndërmarrjeve”, raporton Vizion Plus. Ky akt thjeshton një procedurë por në fakt mund të sjellë luhatje të çmimit të energjisë për konsumatorin, pasi OSHEE-ja do të duhet të ruajë një bilanc mes blerjes dhe shitjet te konsumatori. Deri më sot, çmimi i ofruar nga KESH nuk i përgjigjej kostove dhe trehut, por bëhej me vendim të ERE-s. “Gjendja financiare e KESH ka qenë e përkeqësuar ndjeshëm, kjo pasi në vitin 2012-të përveç importeve për furnizuesin publik, ai nisi t’i kryente edhe për humbjet e kompanisë së shpërndarjes që në atë kohë menaxhohej nga çekët, duke i krijuar një kosto shtesë që llogaritet te jete afro300 milion euro”, vijon raportin VP. Gjithsesi do të duhet vënia në punë e skemë së re për të parë ndryshimet. 

http://vizionplus.al/kesh-nuk-do-te-importoje-me-energjine/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.