Beogradi merr masa ndaj ambasadorit tonë. “Ose do shpallet non grata, ose do i mohohet çdo kontakt zyrtar për 6 muaj”

Postuar në 08 Tetor, 2015 15:30

Një gur i hedhur në drejtim të autobusit të ekipit kombëtar serb dhe marrëdhëniet diplomatike janë tronditur. Qesharkja është bërë normale tashmë në raportet serbo-shqiptare, teksa për këtë shkak, Ministria e Jashtme serbe ka përcjellë një notë verbale proteste. Ose më saktë është përpjekur, pasi ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Ilir Boçka, është përgjigjur në mënyrë origjinale: nuk ka hapur telefonin. Situata komike është trajtuar edhe nga kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, i cili gjatë një konference për shtyp me sekretarin britanik për Çështjet me Jashtë, Philip Hammond, ka deklaruar se ndaj ambasadorit Boçka do të merren masa. “Serbia mund ta deklarojë atë persona non grata ose t’i mohojë atij të drejtën e kontaktit me përfaqësuesit zyrtarë serbë për 6 muaj. Një sjellje e tillë nuk mund të tolerohet”, tha kryeministri serb. Ka pak errësirë mbi këtë çështje, pasi vështirë të besohet se Boçka, një diplomat me përvojë të jetë sjellë kështu me vullnetin e vet. E vështirë duket edhe që problemi telefonik të ketë qenë teknik. 

http://www.tanjug.rs/full-view_en.aspx?izb=206744

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.